Të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti kryesoe që ka një rëndësi të vecantë dhe një rol të madh për të gjithë ditën tonë. Në fakt studimi më i fundit ka arritur në përfundimin se konsumimi i proteinave gjatë mëngjesit ndikon në ndjenjën e urisë dhe harxhimin e kalorive përgjatë gjithëditës.
Dihet se proteinat e një kualiteti të lartë janë mjaft të rëndësishme për shëndetin dhe p ikërisht për këtë arsye këshillohet nga specialistët që ato të jenë pjesë e vaktit të parë të ditës sonë.
Sipas studimit meshkujt që hanë mëngjes të përgatitur nga vezë harxhojnë më pak kalori gjatë ditës, po ti krahasojmë me ata që konsumojnë produkte të pasura me karbohidrate. Dhe në këtë mënyrë uria do të jetë më e vogël në pjesën tjetër të ditës.