Rezultatet e referendumeve të Lombardisë dhe Venetos, të dielën e kaluar, përbëjnë një hap të rëndësishëm dhe potencial, që të dy rajonet mund të rinegociojnë lidhur me rialokimin e kompetencave (fondet financiare) për 28 mld euro.
Kjo shumë përkthehet në shpenzime që shteti kryen në territoret e dy rajoneve, për funskionet që sipas nenit 116 të Kushtetutës, mund të caktohen në territorin e administratës.
Veneto ka përgatitur një projektligj për të kërkuar të 23 sektorët e aktiviteteve të rajonit, duke nisur nga edukimi, kultura, drejtësia etj. Edhe Lombardia duket se është e gatshme të hyjë në një rrugë të ngjashme.
Rezultati përfundimtar nga marrja e shumës prej 28 mld eurosh do të rrisë prej gati 77% të madhësinë së buxhetit aktual të Lombardisë, dhe 71,6% të Venetos. Por, analistët e Il Sole shkruajnë se “Rruga është e gjatë dhe e pasigurtë”.
Dallimi në mes të taksave që qytetarët e një territori paguajnë dhe shpenzimet publike që marrin në formë të shërbimeve ka qenë në qendër të fushatës së referendumit.
Me autonomi të diferencuar, territoret mund të kërkojnë më shumë funksione, së bashku me burimet e nevojshme për t’i financuar ato, por heqja dorë nga taksat dhe shpenzimet publike nuk ndryshon drejtpërdrejt.
Nëse, për shembull, Lombardia fiton përgjegjësi të plotë për sistemin e transportit, pika për të cilat shteti i kushton pothuajse dy miliardë në vit nga Milano në Brescia dhe nga Sondrio në Mantua. Buxheti rajonal do të regjistrojë dy miliardë më shumë shpenzime dhe sa më shumë të ardhura me ndarjen e fondeve të reja. Nëse Rajoni arrin të bëjë të njëjtën gjë me shtetin me më pak para, çfarë përparimesh mund të rrëmbehen për zhvillimin e shërbimeve të tjera, shkruajnë analistët.
Deri këtu analistët flasin teorikisht, por praktika është më e komplikuar. Zemra, politike dhe financiare, e çështjes është edukimi, aktivitetet për të cilat shteti shpenzon 5.5 miliardë në Lombardi dhe 2.9 miliardë në Veneto. Është mjaft e ndërlikuar për shkak se është e ngjeshur sepse 70% është absorbuar nga pagat e mësuesve, presidentët dhe bashkëpunëtorët dhe pjesa tjetër shkon për shpenzimet e drejtimit dhe blerjet e materialit të nevojshëm që shkolla të jetë funksionale. Mirëmbajtja e godinave shkollore, megjithatë, tashmë është vendore, e ndarë në mes të komunave (shkolla fillore dhe të mesme), provincave dhe qyteteve metropolitane (shkollat e mesme) në bazë të shpërndarjes së ndërlikuar të detyrave territoriale.
Fillimisht, që të ndodhin këto skenarë, duhet një marrëveshje midis qeverisë dhe rajonit për aktivitetet që mund të transferohen, dhe secila prej tyre duhet të zbatohet me çmimin e ndarë, dmth me fondet që shteti është i gatshëm të transferojë së bashku me detyrat. Pastaj, sa herë trajtohen çështjet kushtetuese, duhet të marrin një shumicë absolute të përbërësve të Dhomës dhe Senatit; pas zgjedhjeve politike të pranverës.