Në kuadër të një reforme për zvogëlimin e barrës rregullatorë qeveria nëpërmjet institucioneve të saj do të ndërhyjë gjatë këtij viti në rikategorizimin dhe eliminimin e 56 lejeve dhe licencave njoftohet nga Ministria e Financave në Programin e Reformave Ekonomike 2019-2021.
Sipas planit të qeverisë rreth 35 leje, licenca dhe autorizime do të rikategorizohen, ndërsa 21 lejë do të përfshihen në proces eliminimi ose ndryshimesh ligjore.
Reformat mbi lejet dhe licencat do të vijojë përgjatë tre viteve në vijim edhe në aspektin e digjitalizimit të tyre.
Përgjatë tre viteve në vijim 47 leje dhe licenca do të jepen online. Po nga ana tjetër një numër i madhe lejesh dhe autorizimesh do të liberalizohen duke ju kaluar universiteteve, dhomave të tregtisë dhe instituteve.
Ulja e kostos rregullatore për biznesin sidomos dhe heqja e kërkesave procedurale të panevojshme janë vlerësuar thelbësore për të përmirësuar klimën e biznesit.
Zvogëlimi i burokracisë dhe sigurimi i shërbimeve në një formë të integruar, reduktimi i dokumentacionit të kërkuar në shërbimet publike (lejet, licencat, autorizimet); bashkimi dhe standardizimi i procedurave, ofrimi i shërbimeve online e transferon barrën e nga qytetarët dhe biznesi tek administrata.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon që 100% të autorizimeve, lejeve dhe licencave online. Kalimi online shmangi radhët e gjata në kundërvihet, eliminon korrupsionin dhe e afron administratën shtetërore me nevojat e qytetarëve dhe bizneset.
Aktualisht ekonomia jonë e mbirregulluar, pasi janë 141 autorizime të lëshuara nga 19 institucione qendrore. Ministria e Ekonomisë synon që të reduktohet numri dhe afati i përdorimit të tyre.
Aktualisht Qendra Kombëtare e Biznesit ofron rreth 60 shwrbime pwr aplikohen online pwr leje dhe licensa vetwm ndaj biznesit.
Ende ka ligje sektoriale që duhet të harmonizohen me legjislacionin specifik, për t’iu përgjigjur kërkesave të dixhitalizimit që ka platforma e-Lejet. Nga ankesat e bizneseve rezulton se në mjaft raste ka problematika dhe burokraci që vijnë si rezultat i mbivendosjes së ligjeve sektoriale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.