Reforma e shërbimeve publike, ministrat e rajonit angazhim për të ulur praktikat korruptive

18/05/2017 12:13 PM 0 komente

Në Tiranë konferenca rajonale ministeriale me temë “Shërbimet Publike në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe katër ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor hapën konferencën. Ministrat, Znj Milena Harito, Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike nga Shqipëria, Znj. Marta Arsovska Tomovska, Ministër për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën të Maqedonisë, Znj Ana Brnabic, Ministre e Adminstratës Publike dhe Qeverisjes Lokale, Serbi dhe Suzana Pribilovic, Ministre e Adminsitratës Publike të Malit të Zi paraqitën situatën aktuale të shërbimeve publike në vendet e tyre; si dhe Drejtuesja e ReSPA, znj. Ratka Sekulovic. Shkolla Rajonale e Administratës Publike, e financuar nga Komisioni Europian e cila ka një rol kyç në reformat e Administratës për vendet e Ballkanit.

Një vëmendje të veçantë iu kushtua modelit shqiptar të dhënies së shërbimeve publike, duke vendosur kështu standarde të reja në dhënien e shërbimeve publike, duke rritur transparencën, duke ulur praktikat korruptive, duke rritur efiçencën, duke rritur kënaqësinë e qytetarëve në dhënien e shërbimeve, duke ulur kohën e pritjes, por pa lënë mënjanë dhe sfidat me të cilat është përballur reforma.

Gjithashtu në konferencë u prezantuan dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në sistemin e dhënies së shërbimeve publike.

Synimi i konferencës ishte të adresoheshin parakushtet e nevojshme për të përmirësuar performancën dhe cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset, të cilat do të sillnin sisteme transparente dhe më të përgjegjshme. Implementimi i Reformës në Adminstratën Publike mbetet një nga prioritetet kyçe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Konferenca për shërbimet publike ishte e nivelit të lartë ku ishin present me më shumë se 40 folës nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, 9 nga Vendet anëtare të BE, nga vendet fqinje dhe organizata dhe institucione evropiane. Kjo konferencë u organizua nga RESPA dhe Ministri Shqiptar për Inovacionit dhe Administratës Publike.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz