Reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënien e çmimeve të konsumit edhe pse ishte parashikuar që të kishte efek direkt në shportën e konsumatorit, të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.
Arsyen për mos reflektimin e paketës së re fiskale në uljen e çmimeve të konsumit, e ka dhënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënie të çmimeve të konsumit.
Heqja e TVSS-së dhe hyrja e pajisjeve, linjave të prodhimit dhe makinerive të ndryshme për prodhim në kufi me takse zero, ka pasur ndikim shumë pozitiv, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së produkteve dhe rritjen e prodhimit në përgjithësi. /Gazeta Tribuna/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.