Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar n♪7 një intervistë televizive ka pranuar se reforma po ecën ngadalë.
“Rreth 80 mijë vetë marrin para nga buxheti i Kosovës. Kemi kërkesa edhe Komisioni Evropian për zvogëlimin e administratës publike”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se edhe është i bindur se edhe kabineti qeveritar duhet të zvogëlohet.
“Paga mesatare në shërbimin civil është rreth 450 euro”, ka thënë Jagcilar. “Paga më e lartë është në Agjencinë e Privatizimit, duke u ndjekur nga punonjësit e ambasadave”.
Jagcilar tha se në Kosovë janë të regjistruara mbi 7,000 OJQ./ Telegrafi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.