Ndryshimi i formulës së komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale dhe ngritja e komisionit hetimor për implikimin e Forcave të Armatosura në transportin e lëndëve narkotike janë pikat më të rëndësishme që pritet të debatohen të enjten në seancën e radhës së Kuvendit.
Krahas tyre, rendi i ditës parashikon dhe diskutimin e disa projektligjeve si ai “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, “Për tatimin mbi të ardhurat”, disa shtesa në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë e Plloçës”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.