Reformë në bregdet

30/12/2011 9:53 AM 0 komente

Reformat e ndërmarra pas viteve ´90 për kthimin e pronave patën efekte të shumta në zhvillimet e mëpasme të vendit. Përveç pakënaqësive te pronarët e ligjshëm, u bllokuan investimet e vendit dhe të huaja. Reforma që u zbatua solli pasoja katastrofike në trajtimin dhe administrimin e tokës. Kështu, duke mos qenë as e shtetit as e pronarëve të ligjshëm, ajo është degraduar dhe vazhdon të degradohet nga betonimi masiv, nga kënetëzimi dhe kripëzimi, nga ndotja, nga keqadministrimi. Shkatërrimi më i madh i saj po vejn edhe nga erozioni, që lidhet me zhdukjen e pyjeve dhe vandalizmi që kryhet mbi shtretërit e lumenjve. Problem paraqet dhe ndërrimi i destinacionit të saj. Reforma e keqe solli degradimin dhe prapambetjen e bujqësisë, varfërimin e gjithanshëm dhe ekstrem të bujqësisë si dhe zhvillimin e dizharmonizuar të ekonomisë në tërësi.

Në Bregdet, megjithë veçoritë e dukshme që ka në krahasim me zona të tjera të vendit, reforma nuk bëri dallime, prandaj pasojat janë gati të njëjta. Atje, gjatë tranzicionit, në vend të zhvillimit, u zhdukën blloqet monumentale me agrume, vreshta e pemë frutore, u dëmtua dhe u degradua bima e ullirit.

 

Ndërkohë në Bregdet, gjatë viteve të tranzicionit është vënë re një zhvillim i veçantë në krahasim me zona të tjera të vendit: Një emigrim masiv me pikësynime të qarta për t´u kthyer e për të investuar në pronat e tyre.

Në regjimin mbretëror të Ahmet Zogut, toka dhe prona në tërësi e bragdetasve, gjithashtu nuk u prek. Në regjimin komunist, ku pronarët u shpronësuan dhe toka u bë pronë shtetërore, nuk u bë asnjë tjetërsim i saj për interesa klanesh apo individësh. Ajo u la në përdorim të tyre, duke i bërë edhe shumë investime, të cilat për arsye ideoligjike nuk u destinuan për turizëm, por për ullirin, vreshtarinë e pemëtarinë.

Në këto kushte, ne brezave të sotëm, na duket e natyrshme që toka të kthehet tek i zoti dhe jo, nën maskën e të ashtuquajtur reformë të tokës, tokat më të mira të Bregdetit, synohen të kthehen në duar të politikanëve, qeveriatrëve, parallinjve misteriozë. Nga ana tjetër, këtu s´ka pronarë të mëdhenj tokash për të bërë reforma dhe toka është reformuar historikisht nga pak për të gjithë.

Faktori ekonomik konfirmon se në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, në Bregdet do të kufizohet prodhimi tradicional dhe do të marë prioritet zhvillimi i industrisë turistike elitare, degë e cila ka leverdi më të madhe e më të sigurt. Kjo do të thotë që vlera e tokës pëson një rritje të madhe në krahasim me të kaluarën. Nga ana tjetër duhet që toka në Bregdet, kjo pasuri me vlera të jashtëzakonshme e të përjetshme, nuk mund të trajtohet ndryshe nga askush, veç sipas rregullave të ekonomisë së tregut, kërkesë dhe ofertës.

Theksojmë se në Bregdet, për pronësinë mbi tokën bëhet fjalë për dy forma të saj:

– Për pronësinë individuale ose familjare

– Për pronësinë kolektive të fshatrave (kullotat ose mushatë, sikurse dhe pyjet e tyre)

Pronësia individuale dhe pronësia e fshatrave kanë “bashkëjetuar” ndër shekuj, duke plotësuar nvojat jetike të komunitetit të çdo fshati: me rregulla strikte, të vendosura e zbatuara prej tyre.

Konflikti që nisi nga ligji

Reforma e tokës që u zbatua gjatë viteve 1991-1992, zona nga Bregdeti, nga Uji i Ftohtë i Vlorës deri në Ksamil të Sarandës, u konsiderua pa dallim si zonë bujqësore, megjithëse ajo ka veçori të dukshme të saj, që duhej të njihej. Për këtë trajtim, pronarët e kësaj zone protestuan, por nuk vepruan, siç ndodhi me pronarët e zonave Veriore gati në tërësi, por edhe me ata të disa zonave malore të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, të cilët e mohuan Ligjin Nr. 7501 dhe kaluan secili në kufijtë e tokave të të parëve të tyre. Gjatë viteve të mëpasme, pronarët e Bregdetit, nuk u mbështetën me investime publike për zhvillimin e turizmit.

Edhe Banka Botërore, në studimin e vitit 2006, të titulluar “Gjendja e reformës së tokës dhe tregut të pasurive të palujtshme në Shqipëri, mbështetur në ekspertizën e USAID-it dhe OSBE-së, thekson se në Bregdet shumica e fshatarëve kanë arritur konsensus se ligji 7501 nuk është i parnueshëm”

Përfundime dhe rrugëzgjidhje

Në Bregdet është bërë domosdoshmëri çeshtja e zgjidhjes së së drejtës së pronësisë. Megjithëse nuk është në interes të vendit në tërësi, moskthimi i tokës te pronarët e ligjshëm, çështja e Bregdetit është e padiskutueshme, sepse edhe rrugëzgjidhjet janë specifike:

– Siç e theksuam më lart, Bregdeti përbën një zonë të veçantë malore, me klimë të butë. Toka bujqësore, në kuptimin e plotë të fjalës mungon. Tarracat e krijuara me punë të stërmundimtë, ka shërbyer dhe mund të shërbejnë edhe në të ardhmen, vetëm për ullirin dhe kulturat e tjera dru-frutore. Ndërkohë në dispozita ligjore të “Qeverisë Meksi”, ajo është e disponuar për zhvillimin e turizmit elitar. Pra është kthyer në troje, të cilat u kthehen pronarëve. Në vendin tonë nuk ka asnjë zonë tjetër malore në këto kushte. E gjithë zona bregdetare e vendit nga Vlora në Velipojë, është në pjesën dërrmuese të saj fushore, ku turizmi mund të zhvillohet pa spostuar bujqësinë. Disa pjesë kodrinore-malore bregdetare, të shkëputura në zonën e mësipërme, nuk janë të banuara. Prandaj pikërisht në to mund të ngrihen fshatra turistikë me leverdi të lartë.

Kjo është specifika e parë e bregdetit Vlorë-Sarandë, që bën të mundur kthimin e tokës në Bregdet te të zotët pa prekur Ligjin 7501. Ndërkohë kërkohet një dispozitë e rreptë e re për mosprekjen e ullirit.

– Specifika e dytë, jo më pak imponuese për nevojën e kthimit të pronës te trashëgimatarët ligjorë të Bregdetit, identifikohet me hapësirat për korrupsion që ka krijuar situata e deritanishme. Ndërkohë është e padiskutueshme se në kushtet që janë krijuar, e vetmja rrugë për të luftuar efektivisht korrupsionin është kthimi i tokës te të zotët.

– Specifika e tretë për Bregdetin është e gatshme. Atë, megjithëse me vonesë, mund t´i bashakngjitet përvojës së pronarëve të zonave veriore të vendit, ku toka ka shkuar tek të zotët dhe çdo gjë mer fund, sepse ai është standardi tipik i tyre.

Dr. Polo çakalli

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of