Projekti i Regjistrimit të Bujqësisë këto dy javët e para të implementimit të tij, ka arritur të realizohet rreth 85 për qind.
Puna në terren nuk ka ngecur në ndonjë vështirësi dhe ekonomitë familjare i janë përgjigjur me gaditshmëri të plotë regjistrimit të këtij projekti.
Monitorimi i punës në terren nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vijuar në Komunën e Vushtrrisë, komune kjo e cila deri në sot ka regjistruar 90 për qind të ekonomive familjare.
Për kreun e ASK-së, Isa Krasniqi, problem mbesin vetën katër komunat në veri të Kosovës të cilat deri më sot nuk i janë përgjigjur projektit të Regjistrimit të Bujqësisë.
“Në bazë të asaj që kemi marrë informnacione sot por edhe ditët e kaluara, prej gjithë terrenit të Republikës së Kosovës por edhe në Komunën e Vushtrrisë, procesi po ecën jashtëzakonisht mirë, pra, ashtu siç është planifikuar dhe shihet që do të përfundojë ashtu edhe siç është planifikuar, pra më 20 nëntor të këtij viti.
Në bazë të përqindjes, ne mund të flasim me shifra të përafërta jo komplet të sakta, kemi një përqindje të realizueshmërisë prej 80 deri në 85 për qind të këtij projekti”, është shprehur ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.