Reklama e Eagle: “Pas dere” ka edhe më

10/07/2012 9:34 AM 0 komente

Besoj e keni parë reklamën ku djaloshi që hipën në taksi nuk ka para ta paguajë dhe e shpërblen taksistin në një tjetër mënyrë apo atë me aktorin Gentian Zeneli, i cili, i ndihmuar edhe nga një vajzë, inskenojnë “rrëmbimin e një djali” për ta bërë mik e që më pas të mund të përfitojnë nga oferta e re “Sill një mik në Eagle”. Këto janë fabulat që ka zgjedhur kjo kompani për t’i afruar konsumatorët me shërbimin e ri. Por, nuk do të jenë të vetmet.

Flet Mustafa Kuşata, drejtori i Drejtorisë së Komunikimit me Tregun në “Eagle Mobile” dhe “ALBbtelecom”

Ju keni hedhur për publikun shërbime të cilat janë promovuar me reklama që në përmbajtje kanë humor, përse kjo zgjedhje?

Sa herë që mendimi krijues përfshihet në reklama, aspekti më i rëndësishëm që drejton të gjithë procesin krijues është “target group”, pra, grupi i synuar. Humori të jep një ndjenjë shumë pozitive dhe, kur zbatohet në mënyrë korrekte në reklama, mund të lërë mbresa të paharrueshme në segmentin apo grupin e synuar dhe mund të bëhet një temë e nxehtë që nxit fushatën dhe zgjeron ndikimin e saj nëpërmjet “word of morth”. Në rastin e fushatës “Sillni një mik në Eagle”, humori ishte shumë i përshtatshëm, sepse audienca e synuar për këtë shërbim është rinia. Kjo na lejoi neve të luanim me konceptet dhe gjërat e përditshme, me të cilat të rinjtë mund të kenë lidhje. Megjithatë, lloji i humorit që ne kemi vendosur të zbatojmë në spotin e fundit televiziv nuk i përjashton grupmoshat më të mëdha, të cilat janë arsyeja pse ne kemi shkuar në një formë më të sofistikuar të humorit që ndërton dhe vjen në rritje së bashku me kanalet e ndryshme të fushatës.

Çfarë efekti kanë pasur te konsumatori dhe a mendoni se kjo mund të jetë një strategji që mund të përdoret edhe në vazhdim?

Një strategji gjithmonë i shërben qëllimit që dëshirojmë të arrijmë dhe përcaktohet nga konteksti në të cilin ndodhet. Kështu, sa herë që produkti apo shërbimi që promovohet të jep leje për një qasje gazmore, humori mund të zbatohet dhe do të zbatohet. Për më tepër, trendi global në reklama është i prirur drejt reklamave që kanë një ndërthurje në fund, që përmban kopjim të fortë dhe kanë përmbajtje angazhuese, dhe kryesisht janë të një natyre me humor. Qasja humoristike që patëm në fushatën “Sill një mik në Eagle”, ashtu sikurse edhe në fushatën “Vallëzo me kohën tënde” me gjyshin e vjetër që vallëzon, është në përputhje me këtë trend. Kjo ka çuar rezultate të mëdha dhe është pranuar gjerësisht me përshtypje pozitive edhe nga konsumatorët bazë.

Dy reklamat e fundit të “Eagle” (fushata “Sill një mik”) kanë një përmbajtje të veçantë në fabulën e tyre, si lindi kjo ide? A do të vazhdojë?

Fushata “Sill një mik në Eagle” është një cikël i vazhdueshëm reklamash, që ka edhe shumë reklama në zhvillimin e fushatës. Ndërsa ne ideojmë me agjencinë tonë “PaperCom” dhe me kompaninë e prodhimit “Kube Studio” për mënyrat krijuese se si njerëzit mund të sjellin miqtë e tyre për t’u bërë abonentë “Eagle” dhe të përfitojnë edhe ata vetë prej saj, ideja erdhi fillimisht si një shaka (e cila në produksionin e reklamave është gjithnjë një fillim i mirë) dhe përfundimisht mori vrullin, duke u përshtatur në skenarë për reklama televizive, si dhe në mjetet OOH (Out-Of-Home advertising – outdoor advertising; reklama jashtë shtëpie apo reklama në natyrë) të komunikimit. Deri tani, kjo fushatë ka qenë shumë e suksesshme dhe njerëzit e kanë kuptuar qartë këtë ofertë dhe janë lidhur me këtë fushatë në një nivel tjetër për shkak të përmbajtjes me humor dhe angazhuese.

Ju keni zgjedhur si imazh të përfshini aktorë, mendoni se kjo zgjedhje sjell ndikim më të veçantë te publiku sesa kur personazhi nuk është i njohur?

Fushatat e mbështetura me aktorë apo figura publike gjithmonë krijojnë një ambient ngacmues dhe këto fushata sjellin rezultate, për shkak të vëmendjes së çastit si rrjedhojë e kësaj mbështetjeje të imazhit. Megjithatë, ne jemi shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e aktorëve apo figurave publike që mbështesin fushatat tona dhe gjithmonë sigurohemi që vlerat e këtyre individëve të qëndrojnë në përputhje me vlerat e “Eagle Mobile”. Deri tani, ne kemi zbatuar fushatën më të madhe të krijimit të imazhit mbështetës me James Belushi-n, i cili zgjati për një vit, 2009–2010, dhe prodhoi rezultate jashtëzakonisht pozitive për “Eagle Mobile”. Mbështetja e imazhit në fushatën më të fundit “Sill një mik në Eagle” është gjithashtu shumë e përshtatshme, pasi aktori i miratuar është i njohur gjerësisht dhe si komedian ka një bazë të madhe fansash, ndërkohë që dhe fushata është me humor në natyrë.

Si dhe nga kush janë prodhuar këto reklama?

Idetë për të gjitha reklamat e prodhuara për “Eagle Mobile” janë të lindura në “Paper Communications”, që është agjencia jonë ekskluzive e marketingut dhe e komunikimit me qendër në Tiranë dhe Prishtinë. “Paper Communications” ka qenë dhe është agjencia jonë e komunikimit për më shumë se tre vjet. Para se të nisim një fushatë, ne gjithmonë takohemi me agjencinë dhe kompaninë e produksionit dhe bëjmë biseda të gjata për të gjetur ide të mira. Pastaj “Paper Communications” zhvillon konceptet krijuese, shkruan skenarë për reklama televizive dhe krijon të gjitha të drejtat (copywrite) e lidhura me reklamat. Në kushtet e produksionit, “Kube Studio” është kompania e produksionit që kujdeset për drejtimin dhe prodhimin e këtyre ideve në reklama televizive. Kjo duhet të jetë gjithnjë punë ekipi dhe ne punojmë në koordinim të plotë.

Cila do të jetë lëvizja e radhës e marketingut e dy kompanive, në këtë sezon vere?

Është ende shumë herët për ta thënë, pasi ka shumë taktika “prapa-dere”. Strategji dhe organizime po zhvillohen në mënyrë që të harmonizojnë veprimtarinë e dy kompanive të mëdha “Eagle Mobile” dhe “ALBtelecom”. Megjithatë, qëllimi ynë është që të kombinojmë këta dy gjigantë në një ombrellë dhe të sigurojmë njerëzit se mund të gjejnë çdo gjë të komunikimit, si komunikimi celular, interneti, telefonia fikse apo teknologjia më e fundit e komunikimit, që do të jenë në dispozicion në këtë ombrellë. Ne do ta bëjmë këtë, duke zbatuar fushatat e duhura në të ardhmen, të cilat do të projektohen për të ndërtuar reputacionin e “Eagle Mobile” dhe “ALBtelecom”, pa rrezikuar konsumatorët aktualë bazë dhe duke tërhequr klientë të rinj nëpërmjet ofertave të plota, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of