Çmimet e naftës së papërpunuar e mbyllën ditën e djshme me një rritje mesatare prej 50 cent për fuçi, duke arritur nivelin e tyre më të lartë në këto 7 muajt e fundit.
Kjo rritje kaq e lartë erdhi edhe si pasojë e rritjes së aksioneve amerikane në nivele shumë të larta gjatë natës së kaluar dhe rritjes së shitjeve në tregun e brendshëm, duke e sinjalizuar njëkohësisht Rezervën Shterërore që të rriste normat e interesit përpara qershorit, që është planifikuar.
Tregusit për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 71 cent për fuçi, duke u tregtuar me 49.33 dollarë për fuçi.
Edhe pse në nivele më të ulëta edhe tregusit referencë për çmimet e naftës europiane, Brent, u rritën me 65 cent duke u tregtuar me 49.26 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.