Sipas raporteve të fundit, tendenca e punëdhënësve është që të punësojnë duke u bazuar në entuziazëm apo në përshtypjet e para të dhëna nga personat e intervistuar, të cilët tregojnë një anë të vetes, shumë më të gjallë se sa vetë CV.
“Aftësitë janë të rëndësishme, por ato mund të mësohen. Ndërsa nëse një kandidat nuk e do vërtetë punën dhe nuk shprehin interesin të punojnë në industrinë tuaj, atëherë ata do të largohen sapo t`ju ofrohet një mundësi më e mirë.”-pohojnë ekspertët.
Tani, tendenca tregon se rekrutuesit janë në gjurmim të të sapo diplomuarve entuziast dhe profesionistë, të cilët mund të shfaqin interes të vërtetë në punë dhe që janë lehtësisht të mësueshëm nga drejtuesit e tyre.
Sa i përket punëkërkuesve, ekspertët sugjerojnë se “Entuziazmi juaj për punë duhet të shkëlqejë. Ju duhet ti tregoni rekrutuesit që jeni të motivuar sa ata nuk mund të bëjnë pa ju”