Nëse do i shihni vërtetë që ka mundësi të mos i besoni. Harrojini hotelet e zakonshëm që keni provuar deri më tani.
Tashmë në disa pika të ndryshme të botës, ekzistojnë disa hotele që do ju joshin me cudinë që ofrojnë, Ata janë realisht magjepsës. Ja se kë nga hotelet botërore nuk duhet të lini pa provuar :
Hoteli “Jested” në Republikën Çeke
Ky është një hotel ndërtuar në vitet 1960, dhe që ngjan sikur e ka prejardhjen nga një film fantastiko-shkencor sesa si një vend për të kaluar natën. Ai ndodhet 1012 metra mbi nivelin e detit dhe ofron panorama fantastike të jetës idilike të Republikës Çeke që sipas faqes së internetit të hotelit, struktura e brendshme është bërë nga copa çeliku të ricikluara, që i japin një ndjesi industriale meqenëse janë marrë nga hekurudhat.
Hoteli “Kioto’ në Japoni
Ky hotel nuk është absolutisht për klaustrofobikët ku ju mund të flini vetëm brenda një kapsule. Në këto kapsula është një sistem kontrolli i ambientit, që për më tepër pretendon se ndihmon në ritmin gjumë-zgjim, gjë që sipas hotelit e bën pushimin më të rehatshëm.
Fortesa “Spitbank” në Angli
Ja dhe Fortesa “Spitbank” që ndodhet mu në mes të detit me një strukturë rrethore, ky hotel është transformuar nga një rezervë armësh në një ishull privat luksoz që ka në tarracë një pishinë, sauna dhe oxhak. Hoteli ka edhe diçka tjetër që do ta bënte eksperiencën tuaj edhe më unike, pretendohet të ketë një fantazmë në këtë fortesë…
Sferat e Shpirtit të Lirë në Kolumbian Britanike
Hoteli me vendndodhje në pyllin bregdetar të ishullit Vankuver, Sferat e Shpirtit të Lirë janë sfera individuale në formën e shtëpive mbi pemë projektuar t’u ofrojnë të ftuarve eksperiencën e natyrës në një mënyrë të re. Janë pikërisht tri sfera të bëra krejtësisht me dorë të disponueshme për qiramarrje dhe aksesi te “dhomat” përfshin një labirint urash dhe shkallësh prej druri të varura në ajër.