Në vitin 2015, vlera e remitancave të dërguara nga bashkatdhetarët ka arritur kulmin që nga pas lufta.
Këtë e konfirmojnë të dhënat statistikore për vitin 2016, që janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
752 milionë euro kapin shumën dërgesat në forma të ndryshme gjatë vitit të kaluar, ndërsa deri në vitin 2014 kanë qenë 693 milionë euro
Vendin e parë për dërgesa e mban Gjermania me 38.8 për qind të vlerës prej 752 milionë eurove.
Po në vitin e kaluar, e dyta për dërgesa është radhitur Zvicra me 22, 2 për qind, SHBA-të me 8.4 për qind, Italia radhitet me 5.1 për qind, Britania e Madhe me 3.0, Austria me 3.3, Belgjika me 2.2, Suedia me 2.9, Franca me 3.3, Norvegjia me 1.8, Sllovenia me 1.3 për qind, Kanada me 1.1 dhe e fundit është Danimarka me 0.4 për qind./ Telegrafi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.