RENAULT SCÉNIC

19/10/2018 8:06 PM 0 komente

Modeli francez crossover është i pari i Kompanisë me motorin e ri turbo-benzinë, të projektuar në bashkëpunim me Mercedes, i cili në regjime të ulëta rezulton të jetë i disponueshëm dhe i heshtur

 

Megjithëse në Europë, në segmentin C, prania e motorëve diesel mbetet e lartë (73%), preferencat e klientëve po ndryshojnë. Arsyeja është thënë shpejt: fati i pasigurt i makinave me naftë, të kërcënuara nga bllokimet e ardhshme, të njoftuara nga kryetarët e bashkisë së qyteteve të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse prodhuesit janë gjithnjë e më të fokusuar në zhvillimin e motorëve me benzinë, në mënyrë që të ndotin e të konsumojnë pak, edhe në kushtet e reja, më realiste, të testimit të përdorur për homologim. Shembulli më i fundit i kësaj tendence është Renault 1.3 TCe, një motor turbo me katër cilindra me injektim të drejtpërdrejtë 1.332 cm3, i projektuar nga aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi, në bashkëpunim me Daimler. Ky motor do të debutojë në kompaninë franceze tek modeli Scénic, ndërsa gjermanët do e përdorin tek modeli A-Class.

Karakteristikë e këtij motori është vëmendja për uljen e fërkimit për të përmirësuar performancën mekanike e në këtë mënyrë konsumin: cilindrat kanë një shtresë që rrjedh nga ajo e përdorur tek Nissan GT-R dhe mes boshteve me gunga dhe valvulave janë futur balancues në formë ruli. Ёshtë kurioze forma si deltë e testatës, e pajisur me valvula pothuajse vertikale dhe me injektor 250 bar në qendër. Turbo ka një valvulë waste gate, me komandë elektrike, për të kontrolluar më saktësisht presionin në mbiushqim.

 

MOMENTI PЁRDREDHЁS KUR NEVOJITET

Rezultati është një motor shumë i disponueshëm dhe i heshtur në regjime të ulëta: mjafton të shtypet pak gazi për të marrë një përgjigje të plotë dhe lineare, më shumë se sa të mjaftueshme për të lëvizur me shkathtësi në trafik trupin një ton e gjysmë të makinës Scénic. Për këtë, ndihmohet edhe nga kambio me friksion të dyfishtë Edc, të paktën në versionin që provuam, me 140 kf dhe në atë me 160 (nuk është i disponueshëm në versionin me 115 kf).

Nëse, sidoqoftë, dëshirohet të shfrytëzohet e gjithë performanca, motori ndihet i fortë dhe i qartë. Megjithatë, është e vështirë që duke respektuar kufijtë të eksplorohet pjesa e sipërme e xhiromatësit, duke qenë se kambio automatike e ka të gjatë marshin e shtatë (rreth 50 km/h në 1.000 xhiro) dhe në shpejtësi mesatare, motori xhiron rreth kuotës 2.600. Me këtë ritëm vlerësohet komforti i Scénic, që pavarësisht se ka humbur diçka nga shkathtësia e versioneve të mëparshme, mbetet gjithmonë një makinë e këndshme si për drejtuesin edhe për pasagjerët.

 

BOSE ENERGY TCE 140 EDC

Të dhëna teknike

Motori

•L4 turbobenzinë
•Cilindrata 1.332 cm3
•Fuqia maksimale 103 kW (140 kf) në 5.000 xhiro/min
•Momenti përdredhës maksimal 240 Nm në 1.600 xhiro/min

Transmisioni

•Traksion në rrotat e para
•Kambio automatike me dopjo friksion me 7 marshe

Performanca

•Shpejtësia maksimale 195 km/h
•0-100 km/h 10,2 s
•Konsumi mesatar 18,5 km/l

Përmasat dhe pesha

•Hapi 273 cm
•Gjatësia 441 cm
•Gjerësia 187 cm
•Lartësia 165 cm
•Pesha 1.430 kg

Çmimi

•31.250 €

 

Përshtatja e 1.3 TCe nuk përkoi me ndryshimet në karrocerinë e makinës Scénic, që propozon në këtë mënyrë si stilin e saj të veçanërisht origjinal, edhe rrotat karakteristike 20 inç, të kombinuara me goma të ngushta (195 mm).

 

KOZMOPOLITE

Tce i ri 1.3 është në dispozicion në tre nivele fuqisë (115, 140 dhe 160 kf) dhe është rezultat i një zhvillimi të përbashkët në mesin e aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi dhe Daimler. Ajo do të prodhohet në Spanjë, Gjermani, Angli dhe më vonë në Kinë
Pjesa e brendshme e versionit Bose është e pajisur me vende të rehatshme me tapiceri lëkure dhe me mbështetëse të mëdha. Funksionon sistemi infotainment me ekran 8.2 inç në vertikal (të lartë, majtas) dhe instrumente dixhitale (djathtas)

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of