Aleksandros Zoga*
Çmim ii naftës së papërpunuar(Brent Oil) është raportuar me rënien më të madhe gjatë katër vjeçarit të fundit. Brenda më pak se pesë muaj,çmimi inaftës Brent ka pësuar rënie nga110$/fuçinë 46$/fuçi. Shumë analistë në bursat ndërkombëtare mendojnë se ky çmim mund të arrijë në nivelet 40$/fuçi.
Natyrisht ky është një zhvillim pozitiv jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet qe importojne nafte. Gjatë këtij materiali do të përpiqemi tëshpjegojmë se përseçmimi i naftës nuk do tëqëndrojë në nivelet aktuale, porështë thjesht një fenomeni përkohshëmqëtashmëka filluar të tregojëdisa shenjaqë, nëperiudhën në vijim, do të rritet përsëri në nivele mëtë lartanë krahasimme ato aktuale. Gjithashtu, në këtë material, do të tregojmë se çfarëurekomandohet shoqërive të tregtimit të naftës, si dhe autoriteteve shtetërorenga përfitimet që mund të sjellë kjo ulje.
ARSYET E RËNIES
- Presioni içmimit nga të dhënat bazë të tregut dhe të dhënat makroekonomike në lidhje me ecurinë e ekonomisëbotërore
Rritjae kërkesësbotërorepër naftë arriti në900,000fuçi/ditënë2014-nnë krahasim me vitin2013në të cilënu rrit me1.340.000fuçi/ditë. Kjo rritje anemike e kërkesëstregoi shenjat e saj në 3-mujorin e tretë të2014-s,që vjen kryesisht nga Europa,e cilapo përpiqet që të dalë nga kriza ekonomike. Vlen të përmendet që Greqia nuk ka dalë nga recesioni ekonomik, Spanja dhe Portugalia kanë probleme serioze me papunësinë dhe rritjen ekonomike, Italia ka probleme të mëdha strukturore të ekonomisë dhe një borxh të madh, ndërkohë problemet e Eurozonës rriten me Francën në stanjacion dhe Gjermaninë me rritje të ulët.
Nga pikëpamja e ofertës, situataështë edhe më dramatikepasiprodhimi botërorështë rritur në mënyrë shumë të ndjeshme, mbi93 milionëfuçi/ditënëtetor 2014, teksa Libiaështë rikthyer nëtregme rreth900.000fuçi/ditë dhe duke drejtuar tregunnë një tepricë oferte. Këtu duhet të shtohet dhe fakti që rritj e prodhimit tëshistit argjiloramerikanka mbuluarsasitë e munguara tëOPEC-ut gjatëdy viteve të fundit.
- Forcimi i monedhës amerikane
Politika monetare e RezervësFederale nëtetor 2014 i dha fundprogramit tënormalizimitsasior, e cilaka bërëqëdollari tëforcohetnë mënyrë të konsiderueshme(janar Eur/Usd 1.17) dhe në vijim pritet të forcohet më tej kundrejt monedhave kryesore.
Efekti ikursittë këmbimit injorohet shpesh nëçmimin e naftës, porshifrat tregojnëse ndikon më shumë në krahasim me të dhënat mikro/makro të tregut të vetë naftës.
- Faktorëtgjeopolitikë
Ngjarjet e muajve të fundit në lidhje me krizën e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesënga Rusia kanë krijuar një tension politik, i cili është përshkallëzuar me sanksionet ekonomike të vendosuranga Perëndimi kundrejt Rusisë. Shumë analistë besojnë që SHBA përshkallëzon goditjen ekonomike, duke rritur prodhimin e naftës nga 5,000,000 fuçi/ditë(2008),në2015 pritet të arrijë në 9,300,000 fuçi/ditë. Kjo rritje eksponenciale nga SHBAnë kombinim tëmbajtjes në nivele konstante të prodhimit të naftës nga karteli OPEC ka çuar në këtë ulje të ndjeshme të çmimit. Politika afatshkurtër dhe afatmesme e SHBA ështëqëtëdobësojë ekonomitë e disa vendeve si Rusia, Irani dhe Venezuela, të cilat të ardhurat kryesore i kanë kryesisht nga nafta dhe variojnë nga 70-90%. Në bazë të këtyre të ardhurave, këto vende krijojnë dhe buxhetet e tyre kombëtare ku parashikohen investimet dhe rritja ekonomike.
KËRKESA NË VIJIM
Pozicionet e blerjeve (long/short position) në tregun e naftës u rritën ndjeshëm gjatë fundit të vitit të kaluar dhe tregojnë qartë që tregu parashikon të paktën një konsolidim të çmimit të naftës dhe pse jo rritje në të ardhmen e afërt. Grafiku më poshtë tregon pozicionet e tregut Long/Short gjatë periudhës janar – nëntor 2014.
Përtej bursës, këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat bazë të tregut të naftës, ku të dhënat në lidhje me rritjen e ofertës gjatë 2014 kanë qenë në nivele të larta, në vitin 2015 pritet një ekuilibër dhe ku rritja e kërkesës do të dominojëndaj rritjes së ofertës.
Viti | Rritja e ofertës | Rritja e kërkesës |
2014 | 1,78 | 0,90 |
2015 | 0,95 | 1,11 |
PËRFITIMET E EKONOMISË SHQIPTARE
Nafta sipas parashikimeve në tregun botëror pretendohet të arrijë në një ekuilibër 60-70$fuçi gjatë vitit 2015. Në kushtet e pritshmërive për një shtrenjtim të saj, faktorët vendas mund të përfitojnë nga ky nivel aktual i ulët i çmimit.
Shoqëritë e tregtimit të naftës mund tëkryejnë marrëveshje 1-vjeçare me disa furnizime në çmim të fiksuar në nivelin aktual.Ulja e çmimit tënaftës kryesisht mund të ndikojë pozitivisht dhe në prodhimin e energjisë elektrike, pasi një nga faktorët e mosfunksionimit të TEC Vlorëështë çmimi i lartë i naftës, cili realizonte një kosto më të lartë në raport me çmimin e energjisë të importuar.
*Z. Zoga është‘Relationship Manager’ pranë Tirana Bank në Divizionin Corporate Banking. Komentet më sipër janë opinion vetëm i autorit dhe nuk shprehin opinionet e institucionit që punon
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.