Zvicra po përjeton ecurin e saj më të gjatë të rënies së çmimeve në dy vjet. Nuk ka rënë ende në ‘kthetrat’ e deflacionit.
Kjo është pikëpamja e 12 nga 19 ekonomistët në anketën mujore të Bloomberg botuar sot. Megjithatë, 15 prej tyre thonë se ekziston një rrezik i moderuar, i lartë ose shumë i lartë i materializimit të deflacionit.
Franga ka fituar më shumë se 15 për qind kundrejt euros që nga mesi i janarit, kur Banka Kombëtare e Zvicrës eleminoi tavanin e saj prej 1.20 për euro. Kjo gjithashtu i ka bërë mallrat e importuara më të lira, me dritaret e dyqaneve në qendër të Zyrihut që reklamojnë reduktime në cmime. Kjo lëvizje gjithashtu ka bërë që eksportet të jenë më pak konkurruese në eurozonën fqinje, partneri më i madh tregtar i Zvicrës.
Franga pësoi pak ndryshime kundrejt euros në 1.0374 në Cyrih. Kundrejt dollarit ishte në 95.42 cent.
Norma e inflacionit të këtij viti do të jetë ndoshta më e dobëta që nga viti 1950, sipas të dhënave të zyrës së statistikave. Ajo ka qëndrur nën nivelet e saj të vitit të kaluar në secilin prej pesë muajve të fundit dhe banka qendrore nuk parashikon një normë pozitive inflacioni për një vit të plotë deri në 2017.