Çmimi i naftës ka rënë dukshëm ditëve të fundit. Nga 1 euro e 20 centë, sa ka qenë në muajt e verës, tani një litër naftë mund të blihet me një euro, apo në raste me të mira edhe me 98 centë.
Krahasuar me një vit më parë çmimi i naftës ka rënë deri në 35 centë, pasi rreth 1 euro e 32 centë pati arritur çmimi i naftës në kulmin e saj.
Por kjo ulje drastike e çmimit të naftës nuk pritet të reflektojë shpejt edhe në uljen e artikujve të tjerë ushqimorë për prodhimin e të cilëve si kosto hyjnë edhe shpenzimet për derivate.
Ndonëse bizneset çdoherë e kanë arsyetuar shtrenjtimin e çmimit të artikujve të tyre me çmimin e lartë të karburanteve, shkruan Koha Ditore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e pranon se bizneset në Kosovë po reagojnë shumë ngadalë për t’i ulur çmimet e produkteve që importohen e sidomos atyre që janë në bursë, siç është nafta.
Kryetari i Shoqatës së Naftës, Fadil Berjani, ka konfirmuar se çmimi i naftës gjatë këtyre javëve ka rënë për rreth 20 centë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.