Rënia në numrin e njerëzve që flasin frëngjisht në mbarë botën ka gjasa ti kushtojë Francës120,000 vende pune deri në vitin 2020 dhe një gjysmë milioni deri në vitin 2050, për shkak të mundësive të humbura ekonomike, referoi raporti i autorizuar nga Presidenti Francois Hollande.
Dikur gjuha ndërkombëtare e gjykatave mbretërore dhe diplomacisë, frengjishtja ka humbur terren ndaj anglishtes në dekadat e fundit, por raporti tha se politikat e duhura – në arsim dhe industri – mund të rrisin numrin e folësve francezë nga një shifër e vlerësuar prej 230 milionë sot në gati 770 milion deri në vitin 2050.
Hollande i ka kërkuar Attali, një ish-këshilltar ekonomik i Presidentit Francois Mitterrand, të gjejë mënyra për të shfrytëzuar shtrirjen globale të gjuhës franceze në mënyrë që të mund të udhëheqë rritjen ekonomike, e cila ishte zero në gjysmën e parë të vitit 2014.
Raporti Attali-t citoi hulumtime që zbuluan se vendet me lidhje gjuhësore bëjnë 65 për qind më shumë biznes me njëri-tjetrin se sa ata që nuk kanë të tilla lidhje.