Indeksi i aksioneve SX7P, post Brexit, pësoi një rënie shumë të thellë mnëgjesin e të hënës, një rënie e cila konsiderohet si më e keqja në këto dy ditët e fundit.
Impakti i daljes së Britanisë së madhe nga BE-ja, pati një ndikim shumë të lartë në rënien e indeksit të aksioneve të disa prej bankave më të rëndësishme.
Indeksi i aksioneve të bankës SX7P, ra me më shumë se 5 për qind, ditën e sotme, duke prekur një prej niveleve më të ulëta që nga viti 2011, I shkaktuar nga kriza e borxhit në eurozonë.
Rënie pësoi edhe indeksi i aksioneve STOXX Europe 600, me 4 për qind, duke shkuar pranë nivelit të tij më të ulët që prej vitit 2013.
Aksionet e bakës italiane, UniCredit (CRDI.MI) ranë me 7.2 për qind, ndërsa ata të Intesës ranë me 7.6 për qind.
Edhe aksionet e Credit Suisse pësuan një rënie drastike.
Humbja që pësuan bankat europiane këtë vit, ishte më shumë se 1/3 e vlerës së tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.