Kryeministri italian Matteo Renzi i bëri thirrje partisë së tij në pushtet të dielën për tu bashkuar në mbështetje të masave që ai ka premtuar se do të lehtësojnë situatën në ekonominë e tretë më të madhe të zonës së euros, pas vitesh në ose pranë recesionit.
Renzi ka rrezikuar shumë nga besueshmëria e tij politike përballë një sërë reformash që do të trajtojnë papunësinë e Italisë në nivele të larta rekord, sistemin e deformuar të drejtësisë dhe të institucioneve të plogësht, por po përballet me kundërshti që burojne nga brenda Partisë së tij Demokratike (PD).
Pa mbështetjen e anëtarëve të partisë së tij, Renzi mund të ketë më shumë vështirësi në miratimin e legjislacionit teksa ai përballet me një presion në rritje për të përmbushur objektivat e borxhit dhe të deficitit caktuar nga Bashkimi Evropian.