Mbi dy milionë euro është shuma e borxheve që ka Komuna e Rahoveci për vitin e kaluar, e shuma e dëmeve nga reshjet e fundit arrin në mbi 200 mijë euro.
Kreu i kësaj komune, Idriz Vehapi, thotë se ende po ballafaqohen me problemin e borxhit që e ka trashëguar nga pushteti i kaluar, madje ende është duke punuar me buxhetin e vitit 2013. Por thotë se nuk po ndalen në realizimin e shumë projekteve.
Vehapi tha se shuma e borxheve të faturuara ka qenë mbi dy milionë euro, kurse me borxhet e kontraktuara për projekte dy apo tri vjeçare kanë qenë rreth shtatë milionë euro, shumë kjo që sipas tij, është shumë e lartë dhe këtë vit e po ashtu edhe në vitin e ardhshëm duhet të ballafaqohen me probleme, mirëpo për vitin 2016 ai ka thënë se kanë disa donacione që janë për kontrata.
Ai u shpreh se kanë bërë kërkesa nëpër ministri për t’u dalë në ndihmë për buxhet, por meqë Kuvendi i Kosovës ende nuk është i konstituuar, kjo ka ndikuar që rishikimi i buxhetit për vitin 2014 nuk është bërë ende dhe janë në pritje.
Sipas Vehapit, edhe pse pushteti i kaluar deklaron që shuma e borxhit që është lënë nga ta nuk është e vërtetë ai tha se kjo gjë mund të vërtetohet shumë lehtë pasi që ekzistojnë dokumentet dhe kontratat të cilat janë bërë, tha ai për Kosovapress.
E, i pyetur se cilat janë pikat kryesore që ky pushtet aktual në Komunën e Rahovecit, ka etiketuar për investime ai theksoi se njëra ndër çështjet kryesore është ajo e infrastrukturës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.