Korporata Elektroenergjitike ka hapur garën për shitjen e 81 mijë megavatorëve energji elektrike për datat 1-10 maj.
Sasia e energjisë është e disponueshme për shitje për të shtatë ditët e javës gjatë 24 orëve të ditës.
KESH njofton të interesuarit se kriteri i kryesor i kualifikimit të fituesve është çmimi i lartë që do të ofrohet nga blerësit për një MW/h. Nga ana tjetër KESH bën me dije se ka të drejtë të pranojë ofertë të pjesshme apo të plotë nga kompanitë e ofruara në garë. Gjithashtu kompania fituese mund të kryejnë pagesën 20 ditë pas marrjes së produktit.
Ky është tenderi i nëntë që KESH zhvilloi gjatë këtij viti për shitjen e energjisë. Kompania pasi ka plotësuar nevojat e OSHEE, bazuar në parashikimet e motit organizon shitjen e tepricave të energjisë për periudha të shkurtra kohore.
Enti Rregullator i Energjisë ka vënë në dukje se KESH ka përmirësuar menaxhimin e rezervës hidrike.
Në punën e hidrocentraleve evidentohet gatishmëri e lartë e të gjithë agregateve të hidrocentraleve. “Është me rëndësi të theksohet se në sajë të kësaj gatishmërie është bërë e mundur që të shfrytëzohet rezerva hidroenergjetike ne mënyre efeciente dhe të shkarkohen vetëm sasi të vogla uji nga portat e hidrocentraleve, pa iu marrë më parë energjia. Këto shkarkime rezultojnë të kenë qenë të paevitueshme dhe janë kryer për ruajtjen e parametrave të sigurisë së digave” thuhet në vlerësimin e ERE për administrimin e rezervës ujore më 2015 nga KESH.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Dakort, por ku, ne ç’treg do e shesë KESH kete energji te tepert, dhe me cilin çmim, do te kishte pase qene me interesante te kishim arritur te dinim ne perfundim. Lajmi eshte i mire per bilancin tregtar. Shteti Shqiptar ka mundesine te eksportoje energji duke mundesuar, potencialisht, uljen e borxhit te jashtem. Madje, jo çdo lloj energjie, por nga ajo e rinovueshmja dhe ekologjike. Por sa cilesor eshte ky potencial, mungon si fakt. Pyetja lind: perveç copy-paste te deklarates per shtyp, nga stafet ekzekutive, pse nuk citohen edhe te ardhurat potenciale? Ose, pse keto shifra ne po ato deklarata… Read more »