Ministria e Energjisë dhe Industrisë informoi se në lidhje me ngjarjen në minierën e Martaneshit ku humbën jetën dy minatorë ka pëfunduar inspektimi nga Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave.
Nga këqyrja e dokumentacionit në subjekt u konstatua se:
“Ka urdhëra punë të lëna në vazhdimësi nga drejtuesi teknik i subjektit. Urdhëri punës i lënë në objekt më datë 19/08/2014, nuk ka të specifikuar proceset e punës që do të kryhen në këtë front për prodhimin e mineralit, si dhe rrugët e lëvizjes së punëtorëve.
Është bërë instruktimi teknik i punëtorëve me dt. 03/07/2014.
Personat e aksidentuar janë të siguruar për jetën nga aksidentet në pune sipas VKM nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë” dhe Udhezimit te Ministrit te METE nr.671, datë 12.9.2008.
Subjekti ka miratuar programin e zhvillimit te punimeve per periudhen prill 2014 –prill 2015.
Shkaku i ndodhjes së aksidentit:
Pas veprimeve inspektuese në vendin e ngjarjes, konstatohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e moszbatimit dhe shkeljes së Rregullores së Teknikës së Sigurimit Teknik.
Masat e marra:
Menjëherë pas ngjarjes u ndalua i gjithë aktiviteti i punës në objektin minerar të vendburimit Fushë Lopë, Batër, galeria nr. 8, qe administrohet nga subjekti “ALBA – CO” shpk.
Pas raportimit të Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë vendosi nisjen e procedurave për heqjen e lejes minerare dhe të përdorimit të lëndës plasëse nr.548, dt.06.04.2000 për subjektin “ALBA-CO”.
Bëjme me dije se në zbatim të ligjit dhe programit të miratuar për vitin 2014 të inspektimeve të subjekteve minerare, nga ana e RISHM-t, subjekti “ALBA – CO”shpk ishte kontrolluar sëfundi nga inspektorët më dt.24.03.2014 dhe për të metat e konstatuara janë lënë detyra specifike dhe masë administrative me gjobë 100 000 lekë (të reja)”, thuhet në njoftimin e MEI-t.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.