Grupi amerikan ka publikuar rezultatet per tremujorin e fundit te vitit 2014 te cilat treguan xhiro dhe fitime rekord.
Midis nëntorit dhe dhjetorit, Apple realizoi performancat më të mira të historisë së saj. Kurrë më parë grupi amerikan nuk kishte shitur kaq shumë produkte dhe nuk kishte patur kaq shumë përfitime. Performancat janë të mrekullueshme dhe «të vështira për t’u kuptuar», komentoi Drejtori ekzekutiv Tim Cook përballë analistëve. Ja [farë duhet mbajtur parasysh nga këto rezultate.
Përfitime historike për një ndërmarje.
Apple deklaroi fitime prej 18 miliardë dollarë në tremujorin e katërt 2014. Asnjë ndërmarrje nuk ka dalë kaq mirë deri me tani. Rekordi i mëparshëm mbahej nga shoqëria ruse Gazprom, me 16,24 milard dollarë fitime neto të realizuara në fillim të vitit 2011. Duke patur parasysh inflacionin, kjo përfaqëson një shume pak më të madhe se 17 miliardë dollarë në ditët e sotme. Më pas, dy shoqëritë më mirë të renditura, Royal Dutch Shell dhe ExxonMobil janë gjithashtu në fushën e energjisë. Në vazhdim gjejmë Apple, e cila kishte arritur shifren e 13,10 miliardë dollaër përfitime në fund të vitit të shkuar, rekordi i saj i mëparshem.
Epërsia e Iphone
Apple realizoi të ardhura prej 74.59 miliardë dollarë midis dates 1 tetor dhe 31 dhjetor, ndër të cilat 51,18 miliardë dollardë falë Iphone-it. Kjo shifër nuk është larg nga ajo e Google për gjithë vitin 2013 (59,8 miliardë dollarë). Smartphone-i përfaqëson 68% të xhiros së grupit, një pjesë e cila nuk ka qenë kurrë kaq e fortë. Në të njëjtën kohë çmimi mesatar i iphone-ve te shitur ka arritur ne 687 dollarë. Apple përfitoi nga suksesi i Iphone 6 dhe Iphone 6 plus për t’i shitur më shtrenjtë. Kjo performancë maskon zhgënjimin e shitjeve te Ipad (-18 % në volum).
Shitjet e Apple i afrohen atyre te Samsung
Me shitjen e 74,5 million iPhone-ve, Apple lundron në të njëjtat ujëra me rivalin e tij të parë Samsung. Në të njëjtën periudhë në vitin 2013, kompania nga Korea e Jugut kishte shitur 83 million smartphone sipas vlerësimeve të kabinetit Gartner (nuk ekzistojnë shifra zyrtare të shitjeve). Vetëm në rastin ku do të kishim një rifitim surpriz të ecurisë për Apple në fund të vitit – duke patur parasysh rezultatet në ulje prej 6 muajsh të Sumsung – loja e dy prodhuesve mund të bëhej në kushte të barabarta. Duhet të kthehemi tre vite më parë, në pranveren e viti 2012, për të gjetur një situatë të tillë.
Kina, burimi i rritjes ekonomike
Në Kinë, Apple u ngjit në vend të parë nga shitësit e Smartphone –ve për tre tremujorët e fundit të vitit, duke ia kaluar dhe prodhuesit vendas Xioami e Samsung, sipas analistëve. Apple gjeneroi një xhiro tremujorëshe prej 16,1 miliardë dollarë brenda vendit, pothuajse e njëjta sasi në të gjithë Europën (17,2 miliardë dollarë). Rritja vjetore ka qenë 70%. Blerësit kinez nxituan për të blerë iphone 6 dhe Iphone 6 plus që nga dalja e tyre në treg, duke privilegjuar kështu modelet më të shtrenjta. Së shpejti Apple do të ketë 20 dyqane të reja në Kinë