Ky lloj automjeti është cilësuar një minierë e vërtetë e lëndëve të para për ekonominë. Sipas asaj që deklarohet pas një kërkimi të bërë nga instituti gjerman Berenberg, në vitin 2028, nga automjetet me zero emetime mund të ekstraktohen metale për një vlerë totale që i kalon 17 miliardë euro.
Parashikimet thonë që brenda vitit 2030, numri i makinave elektrike që do të qarkullojnë në rrugët tona do të arrijë në 125 milionë, krahasuar me 3 milionë sot. Rritja vjen kryesisht për shkak të kapaciteteve të mëdha të Kinës, e cila që nga viti i kaluar ka shitur rreth gjysmë milion të totalit të makinave e-cars.
Në dhjetë vitet e ardhshme, Berenberg vlerëson se do të gjenerohen 22 miliardë dollarë nga metalet e nxjerra nga qelizat e baterive prej litiumi, që përdoren për të ushqyer makinat elektrike, të cilat në fund të ciklit të jetës, duhet të riciklohen.
Kjo minierë e madhe për të cilën po flasim përmban kryesisht litium dhe kobalt, ky i fundit ka parë një rritje të madhe të çmimeve në dy vitet e fundit. Ricikluesit që veprojnë në këtë treg për momentin mund të kenë një avantazh të qartë. Por duke parë tregun kinez, nuk është e vështirë të hamendësosh që kompanitë lider në sektorin e baterive në Kinë mund të marrin kryesimin.
Siç e dimë, Kina po lëviz me hapa të mëdhenj në drejtim të e-mobility. Në Pekin po ushtrohet presion që numri i makinave elektrike të shitura të arrijë 7 milionë brenda vitit 2025, krahasuar 500.000 në vitin 2017.
Riciklimi do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe në Kinë kanë menduar edhe për këtë. Në mënyrë që t’i japë një nxitje të fortë iu është dhënë përgjegjësia prodhuesve të makinave sa i përket asgjësimit të baterive në fund të ciklit të jetës së tyre. Kjo garanton menaxhim të sigurt të mbetjeve dhe një furnizim të vazhdueshëm të lëndëve të para për fabrikat e baterive, që janë në rritje të vazhdueshme.