Zëdhënësja e “Ferronikelit”, Lindita Daija, nuk është përgjigjur në kërkesën e “Zërit” nëse njoftimi se “më 13.08.2018 (ditë e hënë) kompania jonë do të rifillojë punën me orar të rregullt në tri ndërrime, ashtu siç ka funksionuar përpara”. Po ashtu edhe kryetari i SP-së së punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka konfirmuar se puna në “Ferronikel” do të nisë të hënën (sot), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Njoftimi, që thuhet të jetë i menaxhmentit të “Ferronikelit”, se prodhimi në gjigantin kosovar do të kthehet të hënën ka gëzuar tej mase punëtorët, të cilët ka gjashtë muaj që rrinë në shtëpi, pasi që prodhimi është ndërprerë. Përgatitjet për kthimin në prodhim të “Ferronikelit” tashmë kanë përfunduar, por nuk dihet akoma nëse vërtet prodhimi do të rifillojë të hënën.
“Zëri” i ka kërkuar një përgjigje zëdhënëses së “Ferronikelit” Lindita Daija, të dielën, nëse prodhimi në “Ferronikël” do të kthehet të hënën, ashtu siç thuhet në një njoftim, që thuhet të jetë lëshuar nga menaxhmenti, por ajo nuk është përgjigjur. Por kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit” Fehmi Nika ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se prodhimi do të rifillojë të hënën (sot). “Prodhimi në ‘Ferronikel’ do të rifillojë të hënën, pasi që kam marrë edhe njoftim zyrtar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.