Teksa çmimet e banesave në Itali ranë për vitin e shtatë, blerësit ndalën së prituri për një rënie të mëtjshme.
Shitjet e shtëpive ekzistuese do të rriten 3.7 për qind këtë vit, duke shënjuar fitimin e parë që nga 2006, referoi studiuesi Nomisma Institute në raporin e nëntorit. Blerjet në Romë, Firence, Xhenova dhe Bolonjë u rritën më shumë se 10 për qind në tremujorin e tretë nga një vit më parë, sipas agjencisë së të ardhurave të Italisë.
Normat e kredive hipotekore kanë joshur italianët ti kthehen sërish tregut. Norma mesatare për kreditë e reja ra në shtator në 3.27 për qind, sipas të dhënave të ofruara nga Banka Qendrore Evropiane. Ky ishte niveli më i ulët që prej gjysmës së parë të vitit 2011, përpara se të fillojë tkurrja më e gjatë ekonomike e regjistruar e vendit.