Rikthim në krizën e së kaluarës? Frika e popullit grek dhe arsyet e grevës

18/05/2017 11:30 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
grecia crise

Greqia duket e paralizuar përpara grevës së përgjithshme që filloi dje në Athinë, pasqyrë kjo që të sjell menjëherë ndër mend krizën e fillim viteve 2009.

Vetëm disa ditë më parë, situata ishte krejt tjetër dhe dukej sikur vendi po ecte në rrugën e rimëkëmbjes. Sipas deklaratave të një zyrtari të BE-së, në 2016, PBB-ja e Greqisë u rrit me 2-3%, më shumë se ç’ishte parashikuar, dhe kjo ishte hera e parë që Greqia shënonte një rritje që prej 2009, vit në të cilin ajo hyri zyrtarisht në krizë. Edhe papunësia ra nga 28% në 23%, edhe pse gjithsesi mbetet prapë më e larta në Europë. Por mesa duket, këta ishin faktorë të pamjaftueshëm. Frika e popullit mbi fillimin e një faze të re vendosje taksash dhe masash të reja, bëri që ata të dilnin ditën e djeshme në një grevë të përgjithshme.

Cilat ishin arsyet e grevës

Arsyeja kryesore e grevës është mosaprovimi i masave shtrënguese që qeveria greke është e detyruar të ndërmarrë si pasojë e borxhit që ka ndaj vendeve huadhënëse.

Jo më kot, greva u zhvillua dje, sepse që sot e deri nesër më 19 maj, pritet të miratohet paketa e re e masave shtrënguese, e cila përfshin shkurtim të pensioneve dhe të shërbimeve të shëndetësisë deri në 2019-2020, si një urdhër i marrë nga BE-ja dhe Ecofin. E vetmja që kundërshtoi ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili synon që të lehtësojë borxhin grek sepse mendon që ai nuk do t’i kthehet kurrë huadhënësve.

Kjo paketë, e cila pritet të aprovohet deri nesër, është cilësuar nga populli i cili ka dalë në protestë, si receta shkatërruese e radhës për ekonominë e Greqisë, pothuajse e njëjtë me atë të viteve 2010, që e shkatërroi strukturën shoqërore dhe që e ngriti nivelin e papunësisë në mbi 24%.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz