Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 1.1 për qind, duke lënë pas kështu rënien e tij të lartë prej 2.1 për qind të shënuar gjatë ditës së djeshme.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.3 për qind në 22,555.43 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.5 për qind në 1,752.75 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, u rrit me 0.5 për qind, duke lënë pas rënien e tij të lartë prej 3.8 për qind të shënuar gjatë një dite më parë, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë në këto dy vitet e fundit.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 u rrit me 0.6 për qind.
Indeksi i aksioenve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.4 për qind, duke lënë pas kështu rënien e tij të lartë prej 2.8 për qind të shënuar gjat ditës së martë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.