Aksionet aziatike e nisën mëngjesin e sotëm në nivele të larta.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.1 për qind, ndërsa gjatë gjithë kësaj jave ai pësoi një humbje prej 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225 u rrit me 0.2 për qind në 19,590.76 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.3 për qind në 1,559.73 pikë.
Indeksi i aksioneve JPX-Nikkei 400 u rrit me 0.4 për qind në 13,929.80.
Indeksi i aksioneve kineze avancoi me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng u rrit me 0.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Malajzizë u rrit me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.