Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.3 për qind në 22,549.24 pikë, duke lënë pas kështu rënien e tij prej 1.8 për qind të shënuar gjatë ditës së djeshme, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë që prej 21 gushtit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Topix u rrit me 0.7 për qind në 1,687.91 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.25 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, u rrit me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.15 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.