Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 2.7 për qind, duke shënuar kështu nivelin e tij më të lartë që prej 1 tetorit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, u rrit me 3.5 për qind, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë në më shumë se 7 vitet e fundit.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 3.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 2.6 për qind në 22,243.66 pikë, njëkoëhsisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se dy javët e fundit.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.6 për qind në 1,658.76 pikë.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 3.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.