Aksionet aziatike e filluan mëngjesin e kësaj të premteje në rritje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.3 për qind, duke shkuar në 20,666.07 pikë. Ky indeks e mbylli këtë javë me një rritje prej 1.3 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.9 për qind, duke shkuar në 1,557.59 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.6 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.