Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me më shumë se 1.0 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.0 për qind duke shkuar në 20,773.56 pikë. Ky indeks e mbylli këtë javë më një rritje prej 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.9 për qind, duke shkuar në 1,566.10 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, u rrit me 1.65 për qind duke shkuar në 27,569.19 pikë.
Indeksi i aksioneve Kospi u rrit me 1.52 për qind, duke shkuar në 2,177.73 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.39 për qind, duke shkuar në 2,601.72 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.