Rikuperon dollari amerikan

30/12/2016 10:13 AM 0 komente

Dollari amerikan, i cili ra në nivelin e tij më të ulët gjatë dy javëve të fundit, mëngjesin e ditës së sotme shënoi një rritje prej 0.1 për qind kundrejt jenit, duke u këmbyer me 116.74 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit, i cili e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit, ra me 0.25 për qind në 102.41 .DXY, gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Monedha euro u rrit me 2 për qind, rritja më e lartë që prej 8 nëntorit.

Juani kinez pritet të shënojë humbjen e tij më të madhe, humbje kjo që konsiderohet më e madhja që prej 1994. Dollari e ka pozicionuar veten e tij shumë mirë kundrejt juanit kinez, duke u rritur me 7 për qind.

Bonot amerikane, të cilat kanë shënuar një rritje të lartë si pasojë e pritshmërisë për rrtije të normave të interesit, kanë ndryshuar trajektore duke shënuar rënie gjatë këtyre dy javëve të fundit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz