Monedha euro fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.5 për qind dhe u këmbye me 1.1662 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj prej 1.1508 euro për dollarë amerikanë të shënuar nëj ditë më parë.
Dollari amerikan u këmbye me 110.10 dollarë amerikanë për jen, duke avancuar kështu me 0.1 për qind kundrejt jenit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind.
Puandi britanik avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3270 GBP për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se një javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.