Lojërat Olimpike verore që u mbyllën në Rio, të Brazilit në datë 21 gusht do të mbahen mend për një sërë ngjarjesh e tabu të thyera.
Skuadra e refugjatëve
Për herë të parë në historinë e Lohërave Olimpike, në Rio mori pjesë një skuadër atletësh emigrantë, burra e gra zyrtarisht pa një flamur.
Pishinat jeshile
Në ditët e para të Lojërave Olimpike uji i pishinave të stadiumit Maria Lenk, që ishte i dedikuar për zhytjet u shfaq në gjyrë jeshile. Një problem që u lidh me alkalinet.
Volejbolli në rërë, hijab vs bikini
Përpara sesa të plasnin debatet në Francë për burkini, gjatë të gjitha fazave eleminatore lojëtarja egjiptiane Doaa Elghobashy zbriti në fushë si kolegia Nada Meaëad, me një veshje që i mbulonte këmbët dhe krahët.
Të shëndoshat
Në mesin e polemikave zuri vend edhe pesha, por edhe referimet ‘seksiste’. Teresa Almeida, portieria e kombëtares femërore të hendbollit të Angolës e cila ishte 170 cm dhe 98kg u konsiderua si “flamurtarja” e të shëndoshave.
Habte, notari më i ngadaltë në Lojëra
Notari 24 vjeçar i Etiopisë Robel Kiros Habte (176 cm dhe 81kg), që garoi në 100 metra stil i lirë, do të mbetet në histori si notari më i ngadaltë. Në bateri mbërriti i fundit me kohën 1 minut 4 sekonda e 95 të qindat. Një ‘përjetësi’ referuar kohës 48″20 që pati britaniku Duncan Scott që morri medaljen e artë.
Simpatia e notares kineze
Fu Yuan u bë e famshme në Lohërat Olimplike për shkak të pamjeve qesharke që i bënte fytyrës pas fitores së medaljes së bronxtë në 100 metra shpinë.
Trinjaket Luik
Në provën e maratonës për femra, për Estoninë garuan trinjaket Lily, Leila e Liina me mbiemër Luik. Dy të parat u renditën në vendin e 97-të dhe të 114-të, ndërsa e treta u tërhoq nga gara që i fitua nga keniania Jemina Sumgong.
Etiopiania humbi këpucën por nuk u tërhoq
Etiopiania Etenesh Diro, e cila gantoi në 3,000 metra, pas 2 xhirove e gjysmë kur gjendej mes ta parave humbi këpucën e djathtë, por më pas hoqi edhe çorapen dhe vrapoi vetëm me këpucën e majtë mes inkurajimit të publikut.
Numri 23 i medaljeve të arta të Michael Phelps
Në Olimpiadë, në të cilën pati deklaruar se nuk do të merrte pjesë, Michael Phelps, 31 vjeç u shfaq i njëjti. Ai e mbylli historinë e tij olimpike me 23 medalje ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi.