Apple nuk ndalet, tashmë u bë muaj që të gjithë mediat kanë shkruar mbi telefonat e rinj i-Phone që do t’i vijnë tregut botëror. Ja disa specifikime rreth tyre.
Edhe pse iPhone i ri 6S dhe iPhone 6S Plus nuk ishin pjesa kryesore në shfaqjen e Tim Cook të cilat u sfumuan disi nga prezantimi i orës Apple Watch, gjëra për të thënë mbi to ka plot, nga ekrani 4.7 dhe 5.5 inç në retinën e re HD me rezolucion 1334 x 750 dhe një dendësi 326 PPI për 6S-n dhe 1920 x 1080 me 401 PPI për 6S Plus.
Kasa është ndërtuar nga alumini me ngjyrë ari dhe ngjyrë argjendi, janë të dy më të hollë se 5S (6.9 dhe 7.1 mm kundrejt 7.6) dhe me anë të rrumbullakosura. Siç u paralajmërua edhe më parë nga thashethemet, brenda ka një chip NFC, i cili lejon të bëhen pagesa thjesht duke afruar telefonin te POS. Nëpërmjet integrimit me Passbook, mjafton t’i bëhet një fotografi kartës së kreditit për ta mbajtur atë të ruajtur në kujtesë, ndërsa TouchID do të veprojë si një garant në vend të PIN-it.
Për të vënë në lëvizje të gjithë telefonin punon një chip i ri A8 64-bit i cili premton 25% më shumë shpejtësi dhe një rritje 50% në performancën grafike, të cilat do t’ju lejojnë të luani lojëra në 3D.
Për aktivitetin fizik dhe shëndetin shërben procesori M8 që monitoron aktivitetin tonë dhe lidhet me programin Health për të na mbajtur në formë, ndërsa barometri i integruar lejon të dallojë lartësinë në bazë të presionit të ajrit. Konsumi i baterisë duket përmirësuar, i cili me sa duket është përgjysmuar: flitet për 14 orë në 3G & thirrje për iphone 6S dhe 24 orë për 6S Plus.
Është e qartë se kamera është qershia mbi tortë e Apple, me 8 megapikselin e ri ISight me hapje f2.2 pajisur me një sensor që dyfishon shpejtësinë e fokusimit dhe me një sistem që premton reduktimin të rëndësishëm të paqartësive. Modeli më i madh ka edhe një stabilizator optik, ndërkohë iphone 6S duhet të gëzohet vetëm me atë dixhital. Në video, regjistrimi kufizohet në Full HD, pra nuk ka ende 4K për Iphone, por ajo do të jetë më e qëndrueshme falë Cinematic Video Stabilization ku lëvizjet e ngadalta tashmë shikohen deri në 240 fps.
Për një lehtësi më të madhe, në 6S Plus IOS8, aplikacionet do të mund të rrotullohen horizontalisht si në iPad dhe iPad Mini, për të parë më shumë app në të njëjtën kohë në ekran, Gjithashtu ka taste të reja në tastierë për të prerë, për të kopjuar dhe për të ngjitur menjëherë.
Për sa u përket lidhjeve, të dy telefonat mbështesin 4G LTE, dhe e pabesueshme, por e vërtetë: lidhja Wi-Fi tashmë lejon një lidhje tre herë më të shpejtë se ajo e mëparshme, duke dhënë mundësinë të bëhen thirrje pa shpenzuar një qindarkë.
Sa për lançimin në treg, flitet për datën 19 shtator në nëntë shtete (SHBA, Angli, Kanada, Francë, Gjermani, Australi, Singapor, Hong Kong dhe Japoni), ndërkohë që deri në fund të vitit pritet shpërndarja në vendet e tjera.
Burimi: Tech Radar