Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Valdrin Lluka ka takuar të hënën në Prishtinë përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtoreve të kësaj kompanie e ku me ta ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë kompani, raporton zëri.info.
Pas takimit ministri Lluka ka thënë se ristrukturimi në Telekom është i pa shmangshëm.
“Ne do ta mbështesin kërkesën e sindikatës për ristrukturim, ku po ashtu kjo fazë ka edhe përkrahje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me përkrahje nga ekspert ndërkombëtar. Ristrukturimi në Telekom është i pashmangshme. Pra, një fazë që ne jemi futur tash, dhe fazë kjo, e cila do ta merë përkrahjen e BERZH-it”ka thënë ai, raporton zëri.info.
E në anën tjetër kryetari i sindikatës së punëtoreve në Telekomin e Kosovës Lamih Balaj ka thënë se Telekomi i Kosovës nuk do të privatizohet në këtë kohë. Sipas tij, Telekomi do të shpëtoj me ristrukturim dhe investim, si dhe me largimin e kompanive që kanë zhvatur mjete nga Telekomi.
“Telekomi ka nevojë për një ristrukturim të thellë. Një prej arsyeve më të veçanta është sepse janë shumë kompani të cilat në Telekom marrin mjete në emër të investimeve d.m.th kryerjeve të punëve në Telekom. Telekomi është zhvatur me miliona euro prej kompanive të ndryshme. Këtë unë e kam thënë shumë herë publikisht”ka thënë ai, raporton zëri.info
/Zëri/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.