rMensatr e bizneseve

07/10/2008 00:00 0 komente

Nga Magdalena Alla

 

 

Kompanite e medha me shume punonjes dhe kryesisht larg qendres se Tiranes kane ngritur per personelet e tyre mensat dhe restorantet me menu te pasur dhe çmime me te lira. Kjo menyre ndikon drejtperdrejt ne shendetin dhe efikasitetin ne pune. Nderkohe pjesa me e madhe kequshqehen ne ‘fast-foode’.

‘Ushqyerja mire eshte nje element baze i gjithçkaje. Ajo lidhet drejtperdrejt me shendetin’, thone mjeket ne te gjithe Boten. ‘Dhe nga shendeti trasmetohet ne nje lidhje zinxhir edhe me gjendjen psikologjike, energjite, efikasitetin ne pune’, shtojne me tej studiuesit e shkencave shoqerore. Madje studimet kane treguar se ne rast se punonjesit marrin nje ushqim te varfer ne kohen e drekes kjo sjell nje gjendje apatike dhe rendimenti i tyre ne pune ne periudhen e pasdrekes bie ndjeshem.

Duket se pak nga pak jo vetem po e kuptojne, por dhe po veprojne ne dobi te kesaj edhe ata qe e kane se shumti ne dore. Bizneset e medha te ne nuk po bejne asnje dallim nga te ngjashmit e tyre ne Bote ne miretrajtimin e punonjesve te tyre. Jo vetem ne firmosjen e kontratave te rregullta te punes, por edhe ne mireushqyerjen e tyre. Nje dobi per kete ka dhe ngritja e mensave te ndermarrjeve, ku gatuhet dhe hahet me cilesi dhe me kursim, me shume pak dallim nga vete shtepia.

Mensat, kryesisht ne periferi

Kryesisht bizneset e perqendruara ne autostrade ose larg qendres se Tiranes s’kane pasur nga t’ia mbajne per shkak edhe te largesise dhe numrit te madh te punonjesve. Dhe njesh me repartet e prodhimit ideuan edhe ato te ngrenies. Sepse asnje pune nuk behet siç duhet me barkun bosh apo kequshqyerje. Te tille firma pararoje kane qene Pespa, Deka, EHW, Astir apo AMC, Vodafone etj., te cilat brenda ndermarrjeve te tyre te largeta kane ngritur edhe restorantet e brendshme, posaçerisht per punonjesit e tyre. “Mensen e kemi ngritur qe ne vitin 2002, kur fabrika kishte 60 punetore. Meqenese numri i punetoreve ishte i konsiderueshem dhe kompania gjendej larg qendres, per te mos i larguar ata nga mjediset e punes, por dhe te ushqeheshin mire dhe me nje ushqim te kontrolluar, pame menjehere nevojen e ngritjes se nje mense”, shpjegon dukurine Alban Petoshati, drejtor i kompanise se prodhimit te profileve te aluminit ‘Pespa’. Nga viti ne vit me shtimin e ambienteve dhe punetoreve, sot gjithsej 374, edhe ambientet e ngrenies te Pespa pesuan zgjerime dhe investime te reja. Tashme aty ka kapacitet per 150 punonjes qe ushqehen perdite. Jane sidomos punonjesit e prodhimit, ndersa administrata jo gjithmone ushqehet aty. Ne varesi te preferencave keta te fundit ushqehen edhe jashte institucionit. Mensa qendron e hapur aty nga ora 9 e mengjesit deri ne 6 te mbremjes, per t’u sherbyer te dy turneve te punetoreve. Por fluksi me i madh eshte ne orarin e pushimit te drekes, 12-13.

Por edhe Tv Klan, i cili prej gati dy vjetesh  eshte zhvendosur ne periferi te Tiranes, ne ambientet e ish-Kinostudios, ka hapur nje restorant te tille, qe sherben jo vetem per Tv Klan. Ne Kinostudio jane grumbulluar prane e prane edhe 4 televizione private si; Mediasat, Ora News, Neser Tv dhe A1. Dhe te gjithe stafet e ketyre televizioneve ushqehen te restoranti qe ka ngritur TV Klan. “Ishte nje ndertese e braktisur, e cila iu nenshtrua rikonstruksionit”, tregon menaxheri i restorantit Denis Lira. Sipas tij, meqe Tv Klan do te ngrihej ne nje ambient disi te izoluar, e per te mos shkeputur gjate punonjesit nga vendi i punes, u mendua te ngrihej pikerisht nje mense-restorant per punonjesit. Nderkohe qe ne ambientet e punes se ketij institucioni eshte rreptesisht e ndaluar ngrenia apo pirja e duhanit. “Nga afersisht 200 punonjes qe ka Tv Klan, 100 vete vijne çdo dite per te ngrene ne restorant. Kryesisht nga Tv Klan, por dhe nga televizionet e tjera apo Instituti i Kerkimeve Veterinare dhe Insituti i Monumenteve qe gjenden prane. Per t’iu pershtatur kerkesave mendojme ta zgjerojme restorantin si kapacitet, sepse ne kohe dreke nuk gjen vende te ulesh”, tregon me tej menaxher Denisi. Dhe aty ndodh qe ha edhe vete Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Andi Bejtja, Sonila Meço etj., apo deputete te ftuar te ‘Opinion’ e bejne nje darkim te kuzhina tradicionale dhe teper e paster e televizionit.

Edhe Infosoft ne vitet e para te ngritjes se tij ndertoi nje ambient per ushqimin e afro 200 punonjesve te tij. I ngjan nje ‘fast food-i’, por pikerisht aty veç ushqimeve te shpejta sherbehen edhe ushqime te te gjitha llojeve, qe vijne prej nje restoranti me te cilin Infosoft ka lidhur kontrate. “Te ne nuk krijohet asnjehere fluks i madh dhe i paperballueshem, sepse 30 minuteshin e pushimit punonjesit tane mund ta marrin kur te duan, ne çdo moment te dites”, shpjegon Esmeralda Gjoka, drejtore e Burimeve Njerezore tek Infosoft.  

Pra, jo vetem ne periferi. Edhe ne qender te Tiranes ka institucione te cilat kane kuzhina per t’i sherbyer mireushqyerjes se punonjesve, per rrjedhoje shendetit dhe efikasitetit te tyre ne pune. Te tilla jane Banka e Shqiperise, apo Infosoft qe siperpermendem, te cilat kane dhe nje numer te madh punonjesish. Ndersa pjesa tjeter e institucioneve apo bizneseve te papermendura eshte sukses kur se paku kane nje ambient sado te vogel ku mund te hahet. 

Hapesirat e ngrenies

Tek-tuk ne to gjenden kuzhina te vogla apo kthina ku mund te pihet apo hahet diçka. Por nese ne Japoni ideohen zyra edhe me ambiente fjetjeje, per te rritur efikasitetin ne pune, te ne shpesh mungojne edhe ambientet e ngrenies. E per rrjedhoje, ndodh qe pikerisht mbi tavolinen ku punohet, edhe hahet. Dhe ererat e ushqimeve perhapen ne te gjithe ambientin. Qofshin keto prej ushqimeve te marra me vete, qofshin edhe te saposjella nga sherbimi taksi i picerive dhe restoranteve. Ose ne ndonje rast, mund te hahet edhe ne ballkon. Ne te kundert, orari i pushimit shfrytezohet per te gjetur ndonje ‘fast-food’ apo restorant popullor jo te shtrenjte, ku mund te drekohet jo lire, por arsyeshem.       

Dreke me poste

Por nje pjese e mire e bizneseve, te cilat nuk kane ambiente te brendshme kuzhine, kane nenshkruar kontrata me restorante te caktuara, qe ato t’ua çojne ushqimin ne vendet e punes. Kesisoj, ne orarin e drekes ushqimi u vjen ne zyre me makina apo sherbim taksi motorash.  

Nje sherbim te tille e kryen edhe firma Helios Catering, e cila veç organizimit te koktejleve, festave te ndryshme te bizneseve, ben dhe ushqyerjen e tyre te perditshme. Denisa Sota, pergjegjese e shitjeve tek Helios Catering, tregon se firma e tyre ka lidhur kontrata me firma te tilla si Regency Casino, Auto Star Abania ne autostrade, Spitali Turk etj. Por te shumta jane edhe picerite e restorantet e shumellojshme prane institucioneve te caktuara, qe iu sherbejne thjesht me nje telefonate. Iu çojne kryesisht pica, por edhe sallatra e gjellera te ndryshme, te paketuara ne kuti me leter alumini te çastit dhe qe ruajne gjate ngrohtesine e ushqimeve. E nese zyrat kane ambiente ku t’i hane keto me pas, mire, por shpesh aromat perhapen ne gjithe ambientet e punes, pa pasur apo zbatuar nje rregullore te caktuar per kete.  

Menuja, tradicionale

Menute e mensave jane te larmishme, por te mbeshtetura kryesisht te gatimet tradicionale shqiptare. Duke filluar nga recetat me te thjeshta dhe popullore si pilaf, paçe, fasule, supera, sallatera, gjelle me perime, tava, pastiço…e deri te gatime te mishit dhe peshkut apo embelsira, fruta etj. “Ushqimet jane jo standarde, por te larmishme dhe cilesore, duke futur edhe specialitete te mishit dhe peshkut, qe ndikojne ne nje ushqim cilesor e per rredhoje edhe ne shendetin dhe rendimentin e punonjesve ne pune”, shpjegon Alban Petoshati i kompanise Pespa. “Porosite e mengjeseve qe klientet kerkojne jane kryesisht toste, ndersa ne dreke parapelqejne ne varesi dhe te mundesive ekonomike supera, sallatera dhe gjelle shtepie, d.m.th. jo me shume se dy pjata. Frutat porositen me pak dhe sidomos nga vajzat”, tregon menaxheri i restorantit te Tv Klan, Denis Lira. Duke perforcuar keshtu prirjen boterore qe femrat jane gjithmone me te kujdesshme per shendetin sesa meshkujt. “Ne pergjithesi menune e diktojne vete klientet. Ne iu pershtatemi kerkesave te tyre. Meqe jane gjithmone te njejtet kliente, ata na shprehin çfare pelqejne me shume e çfare jo dhe ne ua gatuajme”, shton me tej Denisi.

“Ushqimet qe na kerkojne institucionet permbajne kryesisht 3 pjata, nga 2, 4 apo 5 te mundshmet. Pjata e pare permban kryesisht sallate ose supe, e dyta kryesisht mishra dhe e treta ka embelsiren”, tregon Denisa Sota, pergjegjese e shitjeve te ‘Helios Catering’.

çmimet e mensave, me te uleta

“çmimet te mensa jone jane me te ulura sesa ato te tregut per punonjesit tane, sepse ushqimet dalin me koston baze, pa llogaritur qirane e ambientit, transportin, energjine etj.”, tregon drejtori i Pespa, Alban Petoshati. Dhe aty pagesat mund te behen aty per aty, me kupona ose likuidim te mevonshem. Edhe te ‘fast-foodi’ i Infosoft çmimet jane me te uleta. “çmimet te ne jane gati sa ne mensat e studenteve”, tregon Denis Lira, menaxheri i restorantit te Tv Klan. Duke llogaritur per shembull se nje racion pilaf kushton 60 leke, nje spageti 100 leke, nje paçe 120 leke etj. “Meqenese servirja nuk eshte njesoj si ne restorant, por me e thjeshte, vetem e paketuar, çmimet per dreken qe iu çojme institucioneve, bizneseve, jane me te reduktuara”, shpjegon Denisa Sota e ‘Helios Catering’. 

Makinetat e kafese

Veç te ngrenit, nje tjeter element i rendesishem ne pune eshte edhe te pirit. Te ujit, nje kafeje, çaji apo dhe aperitiveve gjallerues. Vihet re se eshte bere gjithmone e me e shtuar prania e makinetave te kafeve apo frigorifereve ku mbahen pije dhe uje i filtruar dhe i ftohte, te cilat merren me qindarkat qe hedh, ashtu si dhe kudo ne Bote. Por ka dhe firma bujare qe kafene, me apo pa kafeine, ujin e filtruar dhe çajrat i ofrojne falas per punonjesit. “Makinetat e kafese gjenden te ne ne çdo zyre”, tregon Alban Petoshati i Pespa. Po ashtu edhe tek Infosoft, Tv Klan, apo firma e ndertimit R&T, kompania Vodafone, AMC etj.

Me buke me vete

‘Te marresh buke nga shtepia’ per shume nepunes shqiptare shkakton turp. Eshte me ne mode dhe me dinjitoze te dalesh serbes serbes nga zyra drejt restorantit elegant afer apo qofte edhe nje restoranti me te thjeshte sesa te hapesh qesen apo kavanozin e paketuar. E kurrsesi s’mund te ndodhe te shkohet afer ndonje qebaptoreje te thjeshte, sado e paster dhe me ushqime te shijshme te jete ajo. Njerezit me poste apo qe i japin rendesi vetes si jo dosido nuk mund te ulen aty. 

“Eshte nje turp i kote, per sa kohe mbetet kunder logjikes se dobishme te kursimit, por dhe mireushqyerjes. Rendesia e personalitetit nuk lidhet me deshiren per te kursyer apo me fasaden e jashtme te gjerave”, shpjegon sociologu Zyhdi Dervishi. 

“Nje nga arsyet e te ngrenit jashte eshte edhe sepse neper restorante ushqimet sherbehen te ngrohta dhe hahet ne menyre komode”, thote Artan Dobi, nepunes te firma e ndertimit ‘Amarda” e vendosur brenda selise se Infosoft. Por nga ushqimet qe mund te marresh me vete nga shtepia perparesia e tyre qendron ne faktin se jane gatuar me doren tende apo te gruas se familjes dhe enet e perdorura jane vetjake, ndryshe nga restorantet ku ato sherbehen kolektive. E sado te thuhet se ka pasterti meraku per higjienen thelle-thelle gjithmone mbetet. Veç kesaj, nese nje kokerr molle e marre nga shtepia kushton 30 leke, nese porositen fruta ne restorant, te grira ne feta ato kushtojne mbi 200 leke pjata. Nje harxhim i kote ky, i denje vetem per milioneret, por jo per shumicen e nepunesve, te cilet ose bejne shpenzime te palogjikshme, ose kequshqehen duke mos porositur fare frutat e kushtueshme. “Por baza e antioksidanteve qe vlen kunder çdo lloj semundjeje jane frutat dhe perimet”, shpjegon mjeku kardilog Llesh Prenga.   

“Une jetoj e punoj ne nje kompani energjie dhe gazi ne qender te Melburnit ne Australi. Ne zyrat tona ka ambiente qe funksionojne vetem per te ngrene, ku ne orarin e pushimit nepunesit hane ushqime qe i kane marre me vete. Pakkujt edhe ketu i del llogaria qe te haje ne restorant. Shumica e nepunesve edhe gjellet i marrin nga shtepite dhe i ngrohin ne mikrovalen qe kemi ne pune per kete qellim. Nje pjese e vogel del dhe ushqehet ne restorant”, tregon shqiptarja Orlinda Alla. 

Dreke ne ‘fast-food’ 

Por pjesa me e madhe e punonjesve shqiptare te administrates publike apo asaj private kequshqehen ne ‘fast food’e. Sepse pjesa derrmuese e institucioneve nuk kane brenda tyre mensat institucionale. Apo dhe ambiente ku mund te hahet. Keshtu qe pergjithesisht gjurmohet ndonje restorant i lire popullor, ose ‘fast-foodet’ ….  

‘Fast Food’ apo ‘Slow Food’r

Kunder ‘fast-food’-eve ne Bote prej shume vitesh ekziston edhe levizja ‘slow food’, qe i kundervihet me recetat e veta ushqimit te shpejte dhe jocilesor. Ndersa ‘fast-food’-et te ne konkurrohen nga restorantet e thjeshte tradicionale. 

Te ne vetem termi i pare eshte i njohur. I dyti, ‘slow food’, e kunderta e te parit, njihet vetem nga ndonje shqiptar qe ka shetitur shume dhe ka pasur sy e vesh te vemendshem.

‘Fast Food’ (ushqim i shpejte) apo ‘Slow Food’ (ushqim i ngadalshem) zbulon dilemen qe kane shume njerez kur duhet te hane jashte shtepise. Dileme qe shqiptaret e kane njohur pas viteve ’90, afersisht nje dekade pas lulezimit te tyre ne Bote. Ne ‘Piazza di Spagna’ te Romes hapja e legjendarit Mac Donald’s ndodhi ne vitin 1986, por u shoqerua me protesta, fale nje tjeter ndegjegjesimi qytetar aty. 

Nderkohe, shqiptaret e mesuar dikur qe çdo gje ta hanin ne menyre artizanale nga duart e tyre, me ritmet e pershpejtuara te kohes nisen t’i drejtohen edhe ‘fast-food’-eve qe iu ofroi hapja me Boten. Dhe mberriti ‘fast-food mania’…

Fast Food mania

Te ne nuk ka statistika te sakta, por sidomos nxenesit e shkollave dhe studentet, te cilet jane me te varferit, jane edhe klientet me te rregullt te ‘fast-food’-eve te shumte prane shkollave apo institucioneve. Por jo vetem ata. Shumekush i bie shkurt duke drekuar ne nje ‘fast-food’. Se pari, sepse kushton me lire te hash aty. Por dhe nuk vonohesh shume te presesh kuzhinierin qe gatuan ne çast. Me 100 apo 120 leke mund te ‘arnosh’ disi barkun, sepse per t’u ngopur eshte veshtire. Nje panine e vogel me dy fije sallator te prere holle, domatet gjithashtu me kursim dhe pak mish, patate e majoneze nuk mund te quhet se te kenaqin apo mireushqejne. Sepse te gjitha hidhen nga shume pak, sasi qe ne shtepi mund ta keqperdoresh pa vrare mendjen. Apo nuk jane te fresketa, duke filluar qe nga mishi i derrit apo pules se importit, patatet e konservuara qe perzier me shijen e margarines lene ne fund nje shije te çuditshme etj. “Ne majonezen dhe salcen e kosit i pergatisim vete. Patatet gjithashtu i kemi te vendit dhe i gatuajme ne çast”, tregon Denis Zaçe, pronari i nje ‘fast food’-i te Komuna e Parisit. Nje te tille mund ta gjesh edhe prane Stacionit te Trenit apo diku gjetke. Por jane te pakte ‘fast-food’-et ne Tirane qe i kane keto cilesi. Sepse ne shumice derrmuese tregtojne ushqime te konservuara. Dhe klientet e ‘fast-food’-eve shpesh as nuk hedhin syte se si pergatiten sanduiçet apo sufllaqet e tyre. Por zene nje tavoline diku e presin pa e hapur gojen se brenda mund te ishin hedhur edhe ca perime me shume. Sidomos te pavemendshem dhe me pa pretendime jane meshkujt, te cilet njihen si jo fort te kujdesshem per shendetin.  

Nje nga sulmet qe i behet ‘fast-food’it eshte sepse ushqimi aty eshte i pasur me yndyrna dhe hiperkalori. Por keshtu i bie qe te denohet edhe pjesa me e madhe e kuzhines tradicionale shqiptare, turke, greke apo italiane e franceze, te mbushura me hiperkalori. Por problemi i vertete i ‘fast-food’eve, sipas specialisteve boterore, eshte cilesia e ushqimit. Ne teori jane vende me ushqim te mire. Ne praktike jane shpesh vende ku sherbehen ushqime te cilesise se ulet, sepse perdoren shume vajerat, konkretisht margarina per skuqjen e patateve. Nga disa zbulime te bera ne SHBA ne vajerat pjeserisht te hidrogjenizuar te perdorura ne ‘fast-food’-e jane te pranishme 15% e acideve vajore dhe 45% vetem ne patatet e skuqura! Dhe ka njerez qe kete ushqim e marrin dite per dite, apo me vite dhe nuk kane mundesi te shohin as etiketat e ushqimeve qe perdorin. 

Ndaj ‘fast-food’-et sot shkaktojne alarm ne te gjithe Boten, por perseri nuk e humbin nje lloj klientele. Sepse pozicionimi me i kujdesshem per shendetin duket se do te beje rruge teper te gjate. Nderkohe simboli i ‘fast-food’-eve, Mconald’s, perpiqet te permiresoje menune dhe hedh ne treg linjen me te shendetshme ‘Salad Plus’. Bashke me McDonald’s ne Bote shtohen ‘fast-food’-e apo bare ku mund te hash shpejt dhe me nje game me te gjere ushqimesh biologjike te fresketa. Ne banaket frikoriferike ose jo mund te gjesh sallatra te shumellojshme te gatshme, qe nga ato me perime deri tek ato me fruta deti. Apo rizoto e spageti te perziera me sallatra, te cilat i porosit e ha shpejt e shpejt ne pushimin e punes.

Ndersa te ne nje larmi e tille mungon. ‘Fast-food’-et kane mbetur ne fazen e tyre primitive. Perimet baze zakonisht jane sallator, domate dhe qepe. Diku shtohet edhe sallata jeshile, kur ajo ka sezonin. Dhe me rralle mund te kesh edhe laker te bardhe apo karrota te grira. Ndersa me gishtat e nje dore mund te numerohen ato ‘fast-food’-e qe kane nje game me te gjere dhe ofrojne  ullinj, lulelaker, patellxhane, kunguj, rrepa te zier etj.

Ka dhe pak restorante ‘me gatime shtepie’, ku mund te gjesh kuzhine tradicionale qe nga tava e dheut, pilaf, paçe, tasqebap, tave kosi, pastiço, turli me perime, supera, sallatra, embelsira etj. Nje restorant i tille eshte hapur edhe te Blloku apo ne qender e disa zona te ndryshme te Tiranes, duke i reklamuar te gjitha gatimet edhe ne banak. Dhe me çmime te pergjysmuara krahasuar me restorante te tjera, ku per shembull nje pjate spageti kushton 400 leke. Keto restorante mbeten njekohesisht te vetmet qe mund te konkurrojne ‘fast-food’-et. 

Ne ndryshim nga shume vende te Botes, shqiptaret kane mundesi me shume te gatuajne ushqime origjinale ‘bio’. E nese keto lloj ushqimesh kushtojne dhe pak me teper, ne vend te perdorimit te madh te telefonit ne vendin tone, qe shkakton edhe tumore, me ato pará mund te hahet me mire…

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.