Imagjinoni një karrige ku ju jeni ulur tani të kthehet në një divan në ditën tjetër. Apo të gjitha mobiliet shtëpiake të kalojnë para jush ndërkohë që ju jeni duke lëvizur nëpër dhomë. Të gjitha këto mendime mund të bëhen realitet falë kërkimeve dhe zhvillimeve që po realizohen në Institutin e Teknologjisë në Zvicër (EPFL).
Në laboratorin e robotëve jetësorë pranë EPFL janë duke u zhvilluar robotë vetëndërtues të quajtur “Robot Dhome”, të cilët mund të lëvizin me materialet dhe pjesëzat e mobilieve për të krijuar orenditë e përshtatshme për shtëpinë dhe zyrën. “Është paksa fantastiko-shkencor projekti në laboratorin tim, për të krijuar orenditë inteligjente, i cili mund të ndryshojë format dhe funksionalitetin. Ne parashikojmë që robotët e dhomës të lëvizin dhe të kombinohen për të krijuar elemente të ndryshëm, përfshirë tavolinat dhe karriget”, – shpjegoi drejtori i laboratorit Auke Ijspeert. Qëllimi është për të krijuar mobilie që mund të ripërdoren në forma të ndryshme.
Dizajni i tyre do të përbëhet nga modulet e robotëve të dhomës, të cilat do të përmbajnë zare të lidhur së bashku, të cilët përmbajnë bateri, tre motorë për lëvizjet dhe manovrimet si dhe lidhje me wireless. Moduli do të jetë 22 cm, mendohen që 10 prej tyre të jenë të mjaftueshëm për të krijuar një mobilie. Robotët e dhomës do të pajisen me pjesëza shtesë ndihmuese për të arritur rezultatin final.
Gjithsesi, qëllimet e tanishme të ekipit janë që të krijojë orenditë që do të jenë në ndihmë të moshave të treta dhe për ato me mobilie të pakta. “Le të themi që një person i vjetër përdor një ecës, roboti dhomë mund të lidhë modulet për të që të lëvizë në atë pjesë të apartamentit që ai e bën më shpesh ose të pasurit një stol që lëviz njëkohësisht me personin dhe t’i qëndrojë afër”, përshkruan Ijspeert
Deri tani, ekipi ka arritur të krijojë disa module që mund të veprojnë, duke koordinuar në bazë të disa algoritmeve nga një kompjuter, por ato kanë në plane të përmirësojnë veprimet e njerëzve-robot, duke futur kamera për të vëzhguar lëvizjet e përdoruesve ose futjen e njohësit të zërit për të urdhëruar mobilien. Shpresat e së ardhmes shtrihen në përdorimin e tabletave për të shfaqur një dhomë virtuale me njerëz, për të përdorur realitetin e shtuar, për të lëvizur më pas orenditë sipas dëshirës së tyre. Dizajnët nuk janë të limituar vetëm në shtëpi, ato mund të aplikohen dhe në vendin e punës, për të krijuar dhoma konferencash të rikonfiguruara në bazë të funksionalitetit.
“Ajo që unë shpresoj është që të krijoj blloqe formuese për njerëzit që t’i përdorin sipas dobisë së tyre, ashtu si artistët apo dizajnësh”.