Roboti që pastron shtëpinë, gjen çelësat dhe në fund ju sjell edhe një birrë

29/01/2018 4:31 PM 0 komente

I prezantuar në Consumer Electronics Show 2018 në Las Vegas, Aeolus Robot shpreson të mbajë premtimin e Rosie, shërbyesja-robot në filmin vizatimor amerikan“The Jetsons”.

Prototipi i robotit për shtëpi i shfaqi aftësitë e tij gjatë CES 2018 me pastrimin e dyshemesë, lëvizjen e mobilieve dhe në fund, marrjen e pijeve nga frigoriferi.

Alexander Huang nga Aeolus Robotics, tha për “Washington Post” se, gjatë kohës, roboti do të mësojë të përshtatet me ambientin e shtëpisë dhe banorët e saj, duke përshtatur edhe sjelljen e tij.

“Në këtë moment është si një fëmijë, por ne do të vazhdojmë të zhvillojmë aftësitë e tij, në mënyrë që të rritet nga një fëmijë në një të rritur”, – tha ai. “Sa më shumë njerëz ta përdorin robotin, më i fortë bëhet ai”.
Një nga karakteristikat kyçe është aftësia e njohjes së mijëra objekteve të ndryshme dhe kthimi i tyre në vendin e duhur. Krahu i robotizuar është në gjendje t’i marrë dhe t’i lëvizë objektet me saktësi.

Ai po ashtu mund të lidhet edhe me asistentin personal të Google, Google Assistant apo asistentin e zhvilluar nga Amazon, Aleza, dhe azhurnohet në mënyrë të vazhdueshme.
Roboti madje mund t’ju ndihmojë të gjeni edhe sendet e humbura, duke kujtuar se ku i pa për herë të fundit.
“Ky është roboti i parë shumëfunksional, i cili sillet si një njeri, – tha Huang.
Ju mund t’i thoni: ‘Hej, tani dhoma ime është e pastër. Kështu, të lutem, herën tjetër kur të pastrosh, të vendosësh edhe gjërat në të njëjtin vend’”.

Roboti mund të jetë një mik i paçmuar për të moshuarit apo invalidët. Duke përdorur “njohjen e sjelljes”, ai mund të identifikojë se kur një person është rrëzuar apo nëse është duke u përballur me një problem shëndetësor dhe kërkon ndihmë.

Roboti ka gjatësinë dhe peshën e një fëmije 12-vjeçar, por për momentin ai nuk ka një emër. Kompania thotë se robotit do t’i vihet një emër brenda vitit. “Misioni ynë është të bëjmë bashkë risitë e fundit në fushën e robotikës, Inteligjencës Artificiale dhe të machine learning në një robot me çmime të përballueshme”, – deklaroi Huang.

Burimi: digitaltrends

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz