Roboti që rikarikon vetë makinën elektrike

26/09/2018 6:17 PM 0 komente

Është një robot që menaxhon në autonomi të plotë rikarikimin me shpejtësi të lartë të automjeteve elektrike.

Kërkuesit e Universitetit të Teknologjisë në Graz kanë krijuar prototipin e parë të sistemit robotik të automatizuar, nëpërmjet të cilit mund të rikarikohen lloje të ndryshme automjetesh.

Projekti që funksionon me prizat normale për karikim të kombinuar për makina elektrike CCS (combined charging system) pa nevojën e adaptorëve specifikë, është realizuar nga një grup kërkuesish nën drejtimin e Bernhard Walzel, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm industrialë, ndër të cilët BMW, Magna Steyr Engineering në Graz, specialistët e kompanisë Keba dhe inxhinierët e shoqërisë austriake Övk.

Falë një videokamere të teknologjisë së lartë, e krijuar në bashkëpunim me Institute of Computer Graphics and Vision në Universitetin e Graz, roboti njeh prizën e korrentit të automjetit, duke lejuar kështu rikarikimin e automatizuar të shumë e-car njëra pas tjetrës. Sistemi funksionon edhe kur automjeti nuk është parkuar pikërisht në pozicionin e duhur. E rëndësishme është që automjeti të jetë në hapësirën e veprimit të robotit.

Prototipi është pjesë e përpjekjeve të kërkimit për ta bërë gjithnjë e më shumë fleksibël, të shpejtë dhe autonom sistemin e rikarikimit të makinave elektrike. Prezantimi i vazhdueshëm i modeleve elektrike nga ana e kompanive më të mëdha të automobilave, nxit parashikimet e një rritje të fortë të tregut. Sipas studiuesve austriakë, kërkesa duhet të arrijë 25 milionë njësi në vitin 2025. Vendimtare në rritjen e kërkesës do të jetë, përveçse rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve, edhe fleksibiliteti dhe thjeshtësia e infrastrukturës për rikarikimin e makinave.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of