Agjencia britanike Rough Guide është duke realizuar guidën e saj turistike për vitin 2017 “Europe on a Budget” ( Europa në një buxhet) dhe Shqipëria do të jetë sërish pjesë. Kryeredaktorja e ueb-it Lottie Gross gjatë qëndrimit 2 javor në Shqipëri ka arritur të shkëpusë imazhe vërtetë të mrekullueshme të shkëputura nga destinacione që përfaqësojnë më së miri vendin si atraksion turistik. Kujtojmë këtu që kjo kompani e renditi Shqipërinë në vendin e 5-të për t’u vizituar gjatë 2016-ës.
Gross e nis përshkrimin në Instagram ( duke mos dashur të japë shumë detaje) që me fiksimin e pamjeve të Shqipërisë nga avioni.
“ Është e pamundur që të bësh foto të këqija në Shqipëri shkruan ajo. Natyra është e bukur, vendi ka sharm historik dhe të duhet vetëm të ulësh lenten e aparatit dhë të fotografosh. Gjatë udhëtimit tim janë ndeshur me dilemën që shoqëron çdo shkrues udhëtimesh apo fotograf kohët e fundit: notepad-in apo kamerën? Cilën të përdorja?”.
Me të mbërritur udhëtimi i saj nisi nga Tirana ku vëmendjen kryesore e mori qendra ( Piramida), por edhe mali i Dajtit, por nuk mungojnë edhe detaje nga tregjet e fruta – perimeve.
Më tej ajo vazhon me Durrësin, me Ksamilin (Në këtë periudhë, shkruan joa për Ksamilin është bosh, por ata që e popillojnë në sezon janë nga Gjermania, Austria apo edhe Holanda, ku një drekë e mirë me ushqime deti kushton vetëm 20 euro). E më pas udhëtimi vazhdon me Beratin, Valbonën e Kruja.
“ Kërkoja në çdo cep foton më të bukur dhe arrita ta gjej”. Shkruan Gross.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.