Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, pjesë e Agjencisë së Prokurimeve Publike ka bërë me dije për të gjithë bizneset se, ka ndryshime në procedurën e prokurimeve të blerjeve të pjesëve këbimit të mjeteve, si dhe shërbimeve profilatike. Në njoftimin e fundit të drejtuara autoriteteve kontraktore, ABP specifikon formën e prokurimit për këtë sektor dhe gjithashtu bën me dije se 28 shkurti është afati i fundit për kërkesën e këtyre objekteve prokurimi.
“Me qëllim publikimin dhe zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit nga ana e Organit Qendror Bleres, njoftojrne të gjitha autoritetet kontraktore zbatuese të ketij vendimi, ABP ka unifikuar specifikimet teknike dhe ccmimet për njesi, për objektet e meposhtme të prokurimit:
1. “Blerje pjesë këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike”: Loti I – “Blerje goma për automjete”
Loti II – “Blerje bateri për automjete”
Loti III – “Blerje vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motori, për automjete”
2. “Blerje materiale të buta dhe veshje
Loti I – “Blerje materiale të buta”
Loti II – “Blerje materiale të buta kirurgjie”
Loti III – “Blerje veshmbathje”
3. “Blerje uniforma dhe elemente të tjera përbërëse të tyre”
Sipas njoftimit, autoritetet kontraktore duhet të dergojnë pranë ABP, sa më shpejt por jo më vonë se data 28 Shkurt 2019, të dhenat teknike e sasiore, fondin përkates për mallrat që do të prokurohen nepërmjet Marrëveshjes Kuader, për objektet e prokurimit që cituara më lart.
Nga ana tjetër, Agjencia bën me dije se autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë kerkesat për prokurim nëpërmjet marrëveshjes kuadër me afat të pakten 2 (dy) vjet dhe në çdo rast, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër që do të dërgohet në organin qendror blerës, duhet t’i referohet Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) të autoritetit kontraktor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.