Rregullatorët e bankave të Europës nxisin punësimet përpara Brexit

11/09/2017 9:26 AM 0 komente
Banka 1

Rregullatorët e Evropës konkurrojnë për të marrë specialistë të rrezikut për t’u përgatitur për një fluks të bankave që “ikin” nga Brexit, duke rritur pagat dhe duke shtrirë buxhetet e stafit.

Gjigantët e Wall Street Goldman Sachs, Citigroup dhe Morgan Stanley, të cilat kanë operacione të mëdha në Londër, synojnë të zgjerohen në Bashkimin Europian pas largimit të Britanisë.

Rregullatori financiar i Gjermanisë, Bafin dhe bankat qendrore franceze dhe irlandeze kanë për qëllim të punësojnë dhjetëra rekrutë të rinj në vitin e ardhshëm, sipas zyrtarëve.

Banka Qendrore Evropiane, e cila ka përgjegjësinë e përgjithshme për mbikëqyrjen e bankave, po kërkon gjithashtu staf të ri, bën të ditur Reuters.

Por plotësimi i pozicioneve të tilla është i vështirë, pjesërisht sepse specialistët e rrezikut janë në kërkesa të larta dhe buxhetet e institucioneve publike janë të kufizuara.

“Ne po shohim më shumë konkurrencë në punësimin e njerëzve në fushën e riskut, si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat”, tha Nigel David, një rekrutues në Charles Levick në Londër.

Banka qendrore e Irlandës tha në fund të vitit të kaluar se kishte vendosur një objektiv të rritjes së numrit të stafit këtë vit me gati 10 përqind, ose 170 vetë, pjesërisht për të përballuar Brexit.

Problemi i Irlandës është përkeqësuar nga kufizimet e pagave dhe tatimet shtesë mbi nëpunësit civilë, të imponuar nga qeveria, ndërsa kërkon të rimëkëmbet nga një kolaps financiar.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz