Teksa kriza bankare po kthehet në një kujtim ‘të vagëllt’, vetëm për t’u zëvendësuar nga një ngadalësim i vazhdueshëm ekonomik, qeveritë po humbasin interesin në reformën financiare pavarësisht paralajmërimeve se rreziqet nuk janë eleminuar ende.
Ndryshimi mund të shënojë fillimin e një epoke që të përkujton më shumë një qasje ‘pa ndërhyrje’ ndaj rregullores që paraprinte kolapsin financiar të 2008, megjithëse nje pasues te paketës se reformave – duke filluar nga mbulimi i bonuseve e deri tek nxitja e kapitalit – që ka reduktuar lirinë e bankave për të ndërmarrë rreziqe.
Është një ndryshim kursi veprimi i mirëpritur nga disa, nga politikanët e deri tek lobistët e industrisë, të cilët argumentojnë se bankat nuk duhet të ngarkohen me të tjera rregulla, sepse kjo do të dekurajonte kreditimit.
Megjithatë ka dhe nga ata që paralajmërojnë për rreziqe ende të fshehura në një sistem financiar me një rritje të sektorit ‘të financave fantazmë’, ku jo-bankat të tilla si siguruesit dhe menaxherët e fondeve të marrin role që më parë i përkisnin bankave. Kjo zonë është po aq e errët sot ashtu siç ishte përpara kolapsit të Lehman Brothers të më 15 shtator 2008.
Prioritetet tashmë janë duke ndryshuar në Komisionin ekzekutiv të Bashkimit Evropian, i cili propozoi 40 projektligje në përgjigje të krizës financiare, por që tani ka të ngjarë të lehtësojë disa për të ndihmuar ekonominë.
‘Kerkimi per vende pune dhe rritja nuk duhet të bëhet një slogan për çrregullim, ‘tha Christophe Nijdam i Finance Ëatch, një grup publik-interesit që ofron një kundër-peshë në industrinë e lobimit