Gjashtë ditë pas rrëshqitjes së masivit të shkëmbor në aksin Levan-Tepelenë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se tashmë kalimi i mjeteve mund të bëhet përmes një bypass, i cili është hapur për kalimin e mjeteve.
Ky bypass do të shërbejë provizorisht deri në momentin që do të bëhet ndërhyrja në rrugë. Në një njoftim për shtyp ARRSH bëri me dije se kalimi në bypass do të bëhet me shpejtësi të kufizuar 20 kilometra në orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bypass-it të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.
Me këtë rast, duke falenderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se bajpasi i ndërtuar për të shmangur shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.
Kalimi në këtë rrugë përgjatë bypass-it do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.
Ndërkaq, ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eliminimin e rreshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks” thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.