Bankat qendrore në të gjithë vendet lindore të Bashkimit Evropian po e kalojnë ‘antipatine’ e tyre për të pasuar deflacionin me lehtësimin monetar, dhe investitorët parashikojnë se ciklet e reja të reduktimit të normave janë pozicionuar në proces e sipër.
Polonia, ku çmimet janë në rënie që nga korriku, i dhanë fund pauzës pesë-mujore me reduktimin e normës së interesit këtë muaj. Hungaria më 24 mars uli treguesin e saj referencë pas një intervali shtatë-mujor, duke pasuar deflacionin në nëntë nga 11 muajt e fundit. Politikëbërësit çekë po vlerësojnë nëse duhet të zhvlerësojnë monedhën vendase dhe banka qëndrore e Rumanisë po parashikon të reduktojë normat duke fiklluar që nga dita e martë.
Me ekonomitë e integruara në rajonin e euros, tregjet e tyre kryesore te eksportit dhe burimi i financimit , vendet lindore të BE-së po perpiqen të kontrolluojne presionin në rënie mbi çmimet. Plani i blerjes se te Bankës Qendrore Evropiane mprej 1.1 trilion euro (1.2 trilion dollare) po e ndërlikon detyrën duke forcuar monedhat e fqinjëve te zonës se euros, të cilat ofrojnë norma më të larta.
Tregtarët po vlerësojnë reuduktime të mëtejshme në normat e interesit si në Poloni ashtu edhe në Hungari . Marrëveshjet mbi normat e ardhshme që parashikojnë kostot e huamarrjes polake në gjashtë muaj në Poloni po tregtojnë 15 pikë bazë më poshtë se norma e ofruar e Varshavës Ëarsaë Interbank Offered Rate. Diferenca midis Fras hungareze gjashtë-mujore dhe normës së orfurar së Budapestit, Budapest Interbank Offered është 33 pikë bazë.